Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Kundër kollës bën efekt ky frut, madje më i mirë se shurupi apo medikamentet!

Ananasi është sjellë në Evropë nga Amerika e Jugut në kohën e Kristofor Kolombit.

Në Evropën Qendrore dhe Amerikën e Jugut, ky frut ka qenë i njohur për shekuj me radhë për efektet pozitive në tretje dhe vetitë anti-inflamatore.

Efekti anti-inflamator i atribuohet veprimit të bromelain, e cila është një enzimë dhe një antioksidant i fuqishëm. Shumë studime kanë vënë në pah funksionet e bromelainës. Thuhet se ajo lehtëson dhimbjet e artritit, ul inflamacionin, pengon rritjen e kancerit dhe shkurton kohën e shërimit pas operacioneve. Bromelain vret bakteret dhe lufton infeksionet.

Ananasi përmban disa ushqyes të tjerë të rëndësishëm, duke përfshirë edhe vitaminë A, thiaminën, riboflavinën, vitaminë B-6, folate, acid pantotenik, magnez, mangan dhe kalium. Ky frut është një burim i mrekullueshëm i vitaminave esenciale dhe mineraleve.

Kur është fjala për trajtimin e kollës së vazhdueshme dhe të ftohtit, lëngu i  ananasit mund të qetësojë dhimbjen e fytit dhe t’ju ndihmojë në eliminimin e kollës. Një studim thotë se në krahasim me shurupin e kollës, ekstrakti i ananasit ishte pesë herë më efektiv. Pacientët dëshmuan se  nga konsumimi i ananasit simptomat e ftohjes u përmirësuan ndjeshëm në një kohë më të shkurtër.

Burimi: healthyandnaturalworld

Comments are closed.