Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Kapsllëku mund të jetë vdekjeprurës – Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët

Kapsllëku rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të veshkave, paralajmërojnë shkencëtarët. Personat që vuajnë nga kjo gjendje e zakonshme kanë 13% më shumë gjasa të preken nga sëmundja kronike që pengon organet të funksionojnë siç duhet.

Problemet me zorrët rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të veshkave, ndërkohë që faza e fundit e kësaj sëmundjeje mund të jetë vdekjeprurëse, sugjeron një studim i ri.

Për të parandaluar pasojat më fatale, duhet të bëhet një diagnozë e hershme e kapsllëkut, rekomandojnë ekspertët.

Ata thonë gjithashtu se një dietë e shëndetshme, e pasur me fibra, dhe aktiviteti fizik mund të largojnë nevojën për dializë ose transplant të veshkave.

Kapsllëku, i cili thuhet se prek 1 në 7 të rritur, mund të ketë ndikime të ndryshme në shëndetin e njerëzve. Ai rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, si pasojë e efekteve të shkaktuar nga bakteri i stomakut.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Tennessee donin të shihnin efektet e kapsllëkut tek veshkat. Ata vëzhguan më shumë se 3.5 milionë veteranë amerikanë të cilët kishin funksion normal të veshkave.

Pjesëmarrësit u ekzaminuan fillimisht në vitin 2004, pastaj në 2006 dhe përsëri pas 7 vitesh.

Në fund të studimit ata dolën në përfundimin se pacientët të cilët kishin vuajtur më shumë nga kapsllëku ishin 13% më shumë të rrezikuar të prekeshin nga sëmundjet e veshkave.

Studimi është publikuar tek revista amerikane Society of Nephrology.

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/

Comments are closed.