Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Jeni gjithmonë të lodhur? Ja arsyet perse

Lodhja e shpeshtë dhe e pashpjegueshme mund të jetë një tregues i një sëmundjeje të rëndë apo tregues të çrregullimeve të më përparshme që nuk janë trajtuar kurrë dhe tashmë ka ardhur koha.

Ja 10 së mundjet që janë të fshehura pas një lodhjeje të shpeshtë të pashpjegueshme:
1. Së mundja celiake: Sëmundja e celiakise është sëmundje digjestive e cila dëmton zorrët e holla dhe ndërhyn në thithjen e lëndëve ushqyese nga ushqimi. Njerëzit që vuajnë nga sëmundja celiakise nuk mund të tolerojnë një proteinë të quajtur “gluten” e cili gjendet në grurë, thekër dhe elb. Gluteni mund të gjendet në shumë ushqime por gjithashtu mund të gjendet në produkte ushqimore që në përdorim për dite si : ilaçet dhe vitaminat. Kur njerëzit me sëmundje celiake konsumojnë ose përdorin produkte që përmbajnë gluten sistemi i tyre imunitar përgjigjet duke dëmtuar zorrët e holla. Së mundja celiake përveç lodhjesjep edhe simptoma të tjera, të tilla si: anemi, diarre dhe humbje në peshë . Një test i gjakut do të sigurojë diagnozën.
2. Anemia: Mungesa e hekurit është shkaku kryesor i lodhjes kronike. Anemikë t nuk kanë forcë për të bë rë asgjë , ndiejnë muskujt të lodhur dhe lodhen shumë shpejt. Personat që janë më të predispozuar të shfaqin anemi jane: gratë që kalojnë menopauzën, gratë shtatzëna dhe femrat gjatë ciklit menstrual.
3. Sindromi i lodhjes kronike: Sindoromi i lodhjes kronike ose i njohur ndryshe si encefalomieliti mialgjik ë shtë një formë e lodhjes së rë ndë e cila zgjat së paku 6 muaj
dhe shfaqet me simptoma të tjera përveç lodhjes që janë: dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, lodhje të përgjithshme, dhimbje koke etj.[32] Picture2
4. Apnea e gjumit: Ë shtë një gjendje në të cilën fyti në më nyrë të pë rsë ritur ngushtohet ose mbyllet gjatë gjumit duke ndaluar frymëmarrjen dhe duke shkaktuar një gërhitje të rë ndë dhe ulje të nivelit të O2 në gjak. Si pasojë e kë sajë ne zgjohemi nga gjumi shumë herë duke bë rë kështu një gjum të cilë sisë së ulët si pasojë e kësaj na shfaqet lodhja që në mëngjes. Kjo shfaqet më shumë tek personat e moshës së tretë , kryesisht tek meshkujt, tek obezë t dhe tek personat që janë konsumes të alkoolit apo duhanit.
5.  Mosfunksionimi i tiroides: Një aktivitet i ulët i gjëndrës së tiroide në prodhimin e hormoneve tiroide thyroxine çon në shfaqjen e një ndjenjë të lodhjes së përhershme te muskujve dhe ndikon në shtimin në peshë. Hypothyroidism është më i zakonshme në gratë e moshuara.
6. Sëmundja e gjëndrave: Temperatura e gjëndrave, mononukleozë, një infeksion viral shumë i zakonshë m që shkakton lodhje, ethe dhe të fryrje të gjë ndrave. Adoleshentët dhe të rriturit e rinj janë më të prekur . Zakonisht simptomat zhduken brenda 4-6 javësh, por lodhje mund të zgjasë disa muaj.
7. Diabeti: Niveli i tepë rt i sheqerit në gjak çon në humbjë në peshë si pasojë e kë saj ndjehen më të lodhur, të etur dhe nevojë të shpeshta pë r të urinuar.
8. Depresioni: Një trishtim i thellë mund të ju bëjë të ndjeheni pa energji dhe të lodhur. Shpesh ju zgjoheni herët në mëngjes ose ju nuk flini mirë gjatë natës si pasojë e kë saj gjatë ditës lodhja bëhet e padurueshëm dhe ju ndjeheni mjaft të kufizuar në shtëpi dhe në punë nga kjo gjë ndje.
9. Sindromi i këmbëve të shqetësuara: Këmbët janë të lodhura apo të lë nduara, ju ecni vazhdimisht dhe kjo ju mban zgjuar gjatë natës, si rezultat i kë saj ju kaloni një natë të keqe duke u pasuar kjo nga një lodhje të nesërmen që shfaqet që në mengjë s.
10. Ankthi: Ankthi mbytë s i cili prek 1 në 20 persona. Për kufizohet si një shtypje emotive e karakterizuar nga dyshimi, frika, ndjenja e humbjes etj. Fjala “ankth” rrjedh nga fjala latine “angustia” dhe nga fjala greke “ankho” terma që tregojnë “shtrengimin”, “shtypjen”, “mbytjen”. Kur provojmë ankth trupi ynë vepron duke prodhuar reagime fiziologjike, si p.sh: rrahja e forte e zemrë s, frymë marrje e shqetë suar, djersitje, tharje e gojës etj.

/shkupi24/

Comments are closed.