Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Ja çfarë i shkaktojnë trupit pijet energjike brenda dy orëve

Pijet energjike mund të nxisin ndryshime me potencial “jetë-shkatërrues” në tensionin e gjakut dhe zemër, paralajmëron një studim i ri. Konsumi i 1 litër nga pijet energjike me kafeinë dhe sheqer, të tregtuara dhe reklamuara gjerësisht, shkakton “ndryshime të thella” në aktivitetin elektrik të zemrës dhe tensionit të gjakut, krahasuar me të njëjtën sasi të pijeve të tjera që përmbajnë vetëm kafeinë.

Hulumtuesit shkencorë paralajmërojnë se njerëzit që kanë tension të lartë të gjakut apo probleme me zemrën duhet të shmangnin patjetër pijet energjike.

Me më shumë se 500 lloje të ndryshme të pijeve energjike në treg, ka pasur një rritje të rasteve urgjente të lidhura me këto pije, madje edhe vdekje, duke vënë kështu në pikëpyetje sigurinë e tyre.

Studimi është drejtuar nga dr. Emily Fletcher, nga Qendra Mjekësore e Forcave Ajrore Amerikane në Travis të Kalifornisë.

“Vendosëm të studiojmë ndikimin potencial të pijeve energjike tek shëndeti i zemrës duke qenë se një studim i mëparshëm ka treguar se 75% e personelit të bazës ushtarake konsumonin pije energjike”, tregon dr. Fletcher.

“Dhe afro 15% e personelit ushtarak, në përgjithësi, konsumonin 3 kanoçe në ditë kur ishin të shpërndarë.

Gjatë studimit, të publikuar tek Revista e Shoqatës Amerikane të Zemrës, u përzgjodhën rastësisht 18 të rinj, të cilët u ndanë në 2 grupe.

Grupi i parë mori 1 litër të pijeve energjike që përmbanin 108 gramë sheqer, 320 gramë kafeinë dhe një sërë substancash të tjera (xhinseg, taurinë dhe karnitinë). Grupi i dytë konsumoi një pije që përmbante 320 mg kafeinë, 40 ml lëng limoni dhe 140 ml shurup qershie në ujë të gazuar. Eksperimenti zgjati 6 ditë.

Hulumtuesit shkencorë matën aktivitetin elektrik të zemrës së vullnetarëve me anë të elektrokardiogramës. Ata matën gjithashtu tensionin perferike dhe qendror të gjakut në fillim të studimit dhe pas 1, 2 6 dhe 24 orësh pasi konsumuan pijen.

Shkencëtarët zbuluan se kur krahasoheshin me grupin e dytë, ata që kishin pirë pije energjike shfaqnin shenja të “pushimit” të zemrës për 10 milisekonda shtesë midis rrahjeve.

Nëse ky interval kohor, që matet në milisekonda, është ose shumë i shkurtër ose tepër i gjatë, mund të pengojë zemrën të rrahë normalisht. Aritmia kështu mund të jetë kërcënuese për jetën”, thotë dr. Fletcher.

Bazuar tek këto të dhëna, dr. Fletcher rekomandon që tek këto pije energjike të vendosen etiketa paralajmëruese derisa të zbulohet më shumë për ndikimin e tyre në shëndetin e zemrës.

Burimi: Metro.co.uk / Shendeti.com.al

Comments are closed.