Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi nr. 10

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

‘Vërtet All-llahu i madhëruar është i mirë dhe nuk pranon përveç mirë, dhe vërtet All-llahu u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të dërguarve. I Madhëruari ka thënë: ‘O ju të dërguar, hani gjërat e mira dhe punoni mirë.’ I Madhëruari ka thënë: ‘O ju besimdrejtë, hani gjërat e mira me të cilat u kemi furnizuar.’ Pastaj e përmendi njeriun, i cili ka udhëtuar gjatë me flokë të shpupuritura dhe të pluhurosura dhe i cili i shtriu duart e tij kah qielli: ‘O Krijues, o Krijues!’ Kurse ushqimi i tij është haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe është ushqyer me haram. E si do t’i pranohet lutja e tij!'”

(Muslimi)

Comments are closed.