Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi nr. 6

Nga Ebu Abdullah en-Nu’man ibn Beshiri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

‘Vërtet e lejuara (hallalli) është e qartë, por edhe e ndaluara (harami) është e qartë. Ndërmjet tyre janë gjërat e dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dijnë. Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta, e ka siguruar në pikëpamje të besimit dhe të nderit, ndërsa kush bie në gjërat e dyshimta, ka rënë në të ndaluarën, ngjashëm sikur bariu i cili e ruan kopenë rreth vendit (kullotës) të ndaluar, në çast kopeja mund t’i ikë dhe të kullosë në të. Çdo sundues e ka vendin (kullotën) për të tjerët të ndaluar, kurse vendi i ndaluar i All-llahut janë ndalesat (haramet) e Tij. A nuk është në trup një organ, kur ai është mirë (i shëndoshë) – i shëndoshë është tërë trupi, kur prishet, prishet tërë trupi. E ajo është zemra!'”

(Buhariu dhe Muslimi)

Comments are closed.