Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

HADITHI nr.443 – nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Ebu Nexhih Amr ibn Abese es-Sulemiji r.a. se ka thënë: “Kurse unë isha në xhahilijet (periudha paraislame) konsideroja se njerëzit janë në lajthitje dhe nuk janë asgjë, sepse ata adhuronin idhujt. Kur dëgjova për një njeri në Meke, i cili kumton lajme i hipa devesë dhe shkova tek ai. Ai njeri ishte i Dërguari i Allllahut s.a.v.s., që fshehej nga populli i vet, të cilët e ndiqnin dhe mundonin. Andaj, unë, duke u fshehur hyra tek ai në Mekke dhe i thashë: “Kush je ti?” Tha: “Unë jam Pejgamber (nebijjun).” I thashë: “E ç’është pejgamberi?” Tha: “Mua më ka dërguar Allllahu.” I thashë: “Me çka të ka dërguar?” Tha: “Më ka dërguar që të predikoj mbajtjen e lidhjeve familjare, thyerjen e idhujve dhe të njësohet All-llahu pa i shoqëruar asgjë.” Thashë: “Kush është me ty në këtë rrugë?” Tha: “I liri dhe robi.” Me të ishte Ebu Bekri dhe Bilali r.a. I thashë: “Unë, vërtet, do të pasoj ty.” Tha: “Ti, vërtet, tani kurrë nuk do të mundesh, a nuk po e sheh gjendjen time dhe të njerëzve të mi? Por, kthehu në shtëpi, dhe kur të dëgjosh se kam dalë publikisht, atëherë eja.” Transmetuesi vazhdon: Tha: “Pastaj shkova në shtëpi, kurse i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. erdhi në Medine, dhe unë duke qenë tek familja ime, fillova të pyes për lajme. I pyesja njerëzit që vinin nga Medina, derisa erdhi një grup prej medinasve që dhe u thashë: “Çfarë po bën ai njeriu që erdhi në Medine?” Thanë: “Njerëzit nxitojnë tek ai nga të gjitha anët, kurse populli i tij dëshiroi ta likuidojë, por nuk ia arritën.” Pastaj unë shkova në Medine, hyra tek ai dhe i thashë: “O i Dërguari i Allllahut, a po më njeh?” Tha: “Po, ti je ai që je takuar me mua në Meke” (Transmetuesi thotë:) I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, më njofto nga ajo që të ka mësuar All-llahu, e që unë nuk e di. Më thuaj diçka për namazin.” Tha: “Fale namazin e sabahut, pastaj prit mos fal namaz (nafile) derisa të lindë dielli dhe të ngrihet lart sa një shtizë. Kur lind dielli, lind në mes dy brirëve të djallit (dy yje kundrejt yllit Sqap – astr.) dhe atëherë atij (diellit) i bëjnë sexhde jobesimtarët. Pastaj fal një namaz, se vërtet ai namaz është publik dhe i arritshëm, derisa të bëhet hija e shtizës sa shtiza. Kur të shkurtohet hija maksimalisht, atëherë ndërpreje namazin ose mos fal namaz, sepse atëherë merr flakë Xhehenemi. Kur të zgjatet hija, atëherë falu, sepse vërtet ai namaz është publik dhe i arritshëm derisa të falet ikindia, pastaj prapë ndërpreje faljen e namazit, derisa të perëndojë dielli, sepse ai perëndon në mes dy brirëve të djallit (koha e djallit) dhe atëherë atij i bëjnë sexhde jobesimtarët.” (Transmetuesi më tutje vazhdon) I thashë Pejgamberit: “O Pejgamber i All-llahut, më fol mua për abdestin” Tha: “Cilido prej jush që bën përgatitje për abdest, pastaj e shpërlan gojën dhe hundën deri në thellësi, atëherë i bien mëkatet e fytyrës, të gojës dhe hundës së tij. Pastaj, kur ta lajë fytyrën e tij ashtu siç e ka urdhëruar All-llahu xh.sh., atëherë i bien mëkatet e fytyrës nëpër mjekrën e tij bashkë me ujin. Pastaj i lan duart deri mbi bërryla, atëherë i bien mëkatet e duarve bashkë me ujin nga majat e gishtave. Pastaj, kur e fërkon kokën (me dorë të lagur), atëherë i bien mëkatet e kokës bashkë me ujin nëpër majën e flokëve. Pastaj, kur lan këmbët deri tek zogu i këmbës, atëherë i bien mëkatet e këmbëve bashkë me ujin nga majat e gishtave. Pastaj, nëse ai ngrihet dhe falet, i shpreh lavdi All-llahut të Madhëruar, e falënderon dhe lavedron ashtu siç e meriton dhe e zbraz zemrën e tij për All-llahun xh.sh., do të lirohet prej mëkateve të tij ashtu siç ka qenë kur e ka lindur nëna e tij.”  Kur ia rrëfen Amr ibn Abeseja (transmetuesi) këtë hadith Ebu Umamës, që ishte sahabij i të Dërguarit s.a.v.s., Ebu Umame i tha: “O Amr ibn Abese, shiko ç’po flet në një vend që ta ka mundësuar ky njeri?” Atëherë Amri i tha: “O Ebu Umame, unë jam i moshuar me vjet, dhe eshtrat më janë dobësuar, edhe exheli më është afruar, dhe unë nuk kam nevojë të gënjej për All-llahun e Madhëruar e as për të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. Po ta kisha dëgjuar këtë prej të Dërguarit s.a.v.s. vetëm një herë, apo vetëm dy herë, apo vetëm tri herë dhe numëroi deri në shtatë herë, nuk do të flisja kurrë, por unë e kam dëgjuar atë edhe më tepër se aq.”

(Transmeton Muslimi)

Comments are closed.