Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

HADITHI nr.436 – nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Ishim me të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. afër dyzet veta në një kuba (shtëpi arabe e vogël, e rrumbullakët nga tenda) kur tha: “A jeni të kënaqur që të jeni një e katërta e xhenetlive?” Thamë: “Po.” Tha: “A jeni të kënaqur që të jeni një e treta e xhenetlive?” Thamë: “Po.” Tha: “Pasha Atë, në dorën e të cilit gjendet shpirti i Muhammedit, unë me siguri shpresoj që ju do të jeni gjysma e xhenetlive. Ngase në Xhenet nuk do të hyjë askush përveç atij që është musliman. Ju sot, kundrejt idhujtarëve, jeni sikurse qimja e bardhë në lëkurën e mëzatit të zi, ose sikurse qimja e zezë në lëkurën e mëzatit të kuq.”

(Muttefekun alejhi)

Comments are closed.