Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

HADITHI nr.433 – nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet kur jobesimtari e bën një bamirësi, ai do të shpërblehet për të me furnizim (kënaqësi) të kësaj bote, kurse besimtarit, All-llahu ia deponon shpërblimet për ahiret, kurse për këtë botë i jep furnizim sipas dëgjueshmërisë së tij.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Vërtet All-llahu nuk e dëmton një besimtar për një bamirësi, i jep për të në këtë botë, por e shpërblen edhe në botën tjetër (ahiret). Kurse jobesimtari (kafiri) për bamirësinë e tij që e bën për All-llahun e Madhëruar shpërblehet me furnizim në këtë botë – ndaj kur të shkojë në botën tjetër nuk do të ketë asnjë bamirësi që të shpërblehet.”

(Transmeton Muslimi)

Comments are closed.