Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

HADITHI nr.326– nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet se Abdull-llah ibn Amr ibn el-’As i ka thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “Të zotohem ty për hixhret dhe xhihad, dhe kërkoj shpërblimin nga All-llahu i Madhëruar.” (Pejgamberi) Tha: “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?” Tha: “Po, madje të dy i kam gjallë.” Tha: “Dhe po kërkon shpërblim nga All-llahu i Madhëruar?” Tha: “Po” Pejgamberi tha: “Kthehu tek prindërit e tu dhe bëju shoqërim e shërbim të mire.” (Muttefekun alejhi) Kjo është shprehja e Muslimit, kurse një transmetim tjetër, i Buhariut dhe i Muslimit thekson: “Erdhi një njeri dhe kërkoi leje prej tij për xhihad. Pejgamberi tha: “A i ke prindërit gjallë?” Tha: ”Po” Pejgamberi, atëherë tha: “Kthehu tek ata, aty është xhihadi yt!”

Comments are closed.