Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

HADITH nr. 36

36. Besimtarët do të tubohen në Ditën e Ringjalljes dhe do të thonë: “T’i themi dikujt të ndërmjetësojë për ne tek All-llahu!” dhe do të shkojnë te Ademi dhe do t’i thonë: “Ti je babai i njerëzimit, All-llahu të krijoi me dorën e tij dhe u urdhëroi melekëve që të të përulen, dhe Ai t’i mësoi ty emrat e çdo gjëje, pra ndërmjetëso për ne te All-llahu që të na lirojë prej këtij vendi, në të cilin gjendemi!” ai do të thotë: “Unë nuk jam në gjendje për ta bërë një gjë të tillë.” dhe do t’ua përmendë gabimin e tij (në Xhennet), do të ndihet i turpëruar dhe do t’u thotë: “Shkoni te Nuhu, se ai është i dërguari i parë banorëve të tokës!” dhe kur do të shkojnë te ai, do t’u thotë: “Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë.” Dhe do ta përmendë kërkesën që ia bëri Allllahut për një gjë, rreth së cilës nuk kishte njohuri. Nuhu do të ndihet i turpëruar dhe do t’u thotë: “Shkoni te miku i Mëshiruesit, (Ibrahimi a.s.)!” ndërsa ai do t’u thotë: “Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë, shkoni te Musai, robi dhe Fjala e All-llahut, të cilit ia ka dhënë Tewratin.” Por kur do të shkojnë te ai, do t’u thotë: “Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë.” Dhe do t’ua përmendë rastin kur e ka vrarë një person në vend të një tjetri19. Kështu ai do të ndihet i turpëruar nga Zoti i tij dhe do t’u thotë: “Shkoni te Isai, rob i All-llahut dhe Lajmëtar, fjala e All-llahut dhe shpirti!” atëherë do të shkojnë te ai, dhe ai do t’u thotë: “Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë, por shkoni te Muhammedi a.s. (qoftë bekimi dhe paqja e All-llahut mbi të) të cilit rob All-llahu ia ka falë të gjitha mëkatet, të kaluarat dhe të ardhshmet!” Atëherë (thotë i Dërguari i All-llahut a.s.) do të vijnë tek unë e unë do të kërkoj leje që të shkoj te Zoti Im. Leja do të më jepet, dhe unë do të shkoj te All-llahu dhe do t’i bëj sexhde (do të përulem). All-llahu do të më lë ashtu një kohë, aq sa do të dëshirojë dhe do të më thotë: “Çoje kokën. Kërko dhe do të jepet, flit dhe do të dëgjohesh, ndërmjetëso dhe do të pranohet!” Pastaj unë do ta çoj kokën dhe do ta falënderoj në një mënyrë nderuese që do të ma mësojë Ai, dhe do të ndërmjetësoj, e Ai do të më japë (një numër të caktuar njerëzish), e unë do t’i pranoj ata në Xhennet. Pastaj do të shkoj përsëri te Ai, dhe kur do ta shoh do të përulem ahtu siç u përula herën e parë. Pastaj do të ndërmjetësoj dhe Ai do të mi caktojë (disa njerë , e unë do t’i pranoj ata në Xhennet. Atëherë do të lutem edhe për të tretën herë, e edhe për të katërtën dhe do të them: në zjarr mbesin vetëm ata, që i ka përshkruar Kur’ani. Nuk ka dyshim se këto njerëz do të jetojnë aty përgjithmonë. në transmetimin e Buhariut shtohet: I Dërguari i All-llahut a.s. tha: Do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë: “Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut”, dhe i cili ka në zemrën e tij mirësi, qoftë edhe sa një kokërr gruri: pastaj do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë: “Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut” dhe i cili ka në zemrën e tij mirësi sa një thërmi mielli; dhe do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë: “Nuk ka hyjni tjetër perveç All-llahut” dhe që në zemrën e tij ka pasur mirësi në madhësinë e thërmisë së atomit.

 

Comments are closed.