Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

HADITH nr. 33

33.Një rob (i All-llahut) bëri një mëkat dhe tha: “O Zoti im, ma fal mëkatin!” I Lartmadhëruari tha: “Robi Im ka bërë një mëkat duke e ditur se Zoti i tij i fal mëkatet, por edhe dënon për ta.” Robi përsëri ka bërë një mëkat dhe ka thënë: “O Zot, ma fal mëkatin!” I Lartmadhëruari tha: “Robi Im ka bërë një mëkat dhe ka ditur se Zoti i tij fal dhe dënon.” Robi bëri edhe një mëkat dhe përsëri tha:

“O Zot, ma fal mëkatin!” Dhe i Lartmadhëruari tha: “Robi Im e ka bërë mëkatin duke e ditur se Zoti i tij fal dhe dënon për mëkatet. Bë ç’të duash, ,Unë të kam falë!” Shpjegim: Me fjalët “Bë ç’të duash, Unë të kam falë” nuk duhet kuptuar se Zoti i Lartmadhëruar ia ka lejuar këtij njeriu bërjen e mëkateve, sepse Zoti falë gabimin derisa ai bëhet pa qëllim, dhe në fund njeriu pendohet, por mëkati i bërë me qëllim, i cili përsëritet shpesh, nuk falet, ose falet vetëm nëse do Zoti. Për këtë flasin edhe ajetet: “Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije, e pastaj shpejt pendohen. Të tillëve All-llahu ua pranon pendimin, sepse All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre thotë: Unë tash vërtet pendohem!; E as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi pregatitur dënim të ashpër.” (En-Nisa 17, 1 Si dhe ajetet: “Njohtoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Falësi, Mëshiruesi, por edhe se dënimi Im është pa dyshim i dhembshëm.” (El-Hixhr 49, 50) …”Edhe ata (bëhet fjalë për të devotshmit), të cilët kur bëjnë ndonjë (vepër) të shëmtuar, ose i bëjnë zullum vehtes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i fal mëkatet përveç All-llahut? – dhe të cilët me vetëdije nuk vazhdojnë atë që kanë punuar.” (Ali Imran 135) 

Comments are closed.