Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Dita e dashurisë/iluzionit

Falënderimi i takon Zotit të botëve. Dëshmoj se Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ndjekësit e rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit.

Më pas:

Me të vërtet Allahu subhanehu ue teala ka zgjedhur për ne fe Islamin, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar: ”Me të vërtetë feja e pranuar te Allahu është Islami”. (Ali-Imran:19) Për atë, Allahu nuk do të pranon nga askush fe tjetër pos kësaj feje, ashtu siç ka cekur: ” E kush kërkon pos Islamit fe, nuk pranohet prej tij dhe ai në ahiret është prej të humburve”. (Ali-Imran:85)

I dërguari alejhi salatu ue selam thotë: ”Pasha atë që ka shpirtin e Muhamedit në dorën e tij, nuk dëgjon për mua një jehudij apo i kirshter dhe vdes duke mos besuar me atë me të cilën jam dërguar pos se do të jetë prej banorëve të zjarrit.” (Transmeton Muslim 153)

Të gjithë fetë ekzistuese në këtë kohë, pos Islamit, janë të kota dhe nuk të afrojnë tek Allahu i Madhëruar, madje ata nuk i shkaktojnë gjë robit, pos që e largojnë prej Allahut të Madhëruar sipas devijimit që gjendet në to.

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka lajmëruar se disa grupe njerëzish prej umetit të tij do të ndjekin armiqtë e Allahut të Madhëruar në disa prej simboleve dhe traditave të tyre. Ebu Said El-Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell nga i dërguari i Allahut, se ai ka thënë: ”Me të vërtetë do të pasoni rrugët e atyre që ishin para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, pashë pas pashe, derisa edhe nëse hynë në vrimën e hardhucës, ju do t’i pasoni.” I tham: “O i dërguar i Allahut, jehudët dhe krishterët?” Tha: “Po kush?!”. (Transmeton Buhariu 7320, Muslimi 2669)

Në hadithin e Ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të) i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: ”Do të vijë për umetin tim ashtu siç ka ardhur për beni Israilët shembull pas shembulli, këmbë pas këmbe derisa edhe nëse ka prej atyre që kurorëzojnë nënën e tyre haptas, do të ketë edhe në umetin tim ashtu sikurse ata” (Transmeton Hakimi 1/129).

Me të vërtetë janë realizuar këto paralajmërime për të cilat ka njoftuar pejgamberi salallahu alejhi ue selem, dhe të njëjtat janë përhapur në kohët e fundit në shumë prej shteteve islame, pasi që kanë ndjekur shumë prej myslimanëve armiqtë e Allahut të Madhëruar në shumë prej traditave dhe etikës së tyre, dhe i kanë emituar në disa simbole të tyre, madje kanë festuar edhe festat e tyre!

Kjo është për shkak të përhapjes së kapitalizmit dhe përarimit ndërtimor të cilin ua mundësoi Allahu njerëzimit. Dhe kjo ishte fat për shtetet perëndimore, krishtero-sekulare, në kohët e fundit, gjë e cila u bë shkak për t’u mahnitur shumë prej myslimanëve.

Edhe më shumë u përkeqësua gjendja kur u bë liria dhe përhapja e mediumeve te të gjithë popujt, derisa simbolet e jobesimtarëve dhe traditat e tyre u bënë që të transferohen të zbukuruara dhe hijeshuara me zë, video dhe pamje të gjalla, prej shteteve të tyre në shtetet e myslimanëve, nëpërmjet kanaleve satelitore apo nëpërmjet rrjetit botëror të internetit, ku shumë prej myslimanëve u mashtruan me këto zbukurime.

Në vitet e fundit është përhapur edhe një dukuri në mesin e shumë prej të rinjve mysliman (meshkuj dhe femra), e cila nuk përgëzon për të mirë, ku tregon për emitimin e tyre ndaj krishterëve në festën e ditës së dashurisë. Kjo gjë bëri që dijetarët dhe thirrësat të tregojnë dhe sqarojnë sheriatin e Allahut rreth kësaj, si këshillë për hirë të Allahut dhe të dërguarit të tij, dhe për prijësat e myslimanëve dhe avamit të tyre, për të qenë myslimani i sqaruar në çështjen e tij, dhe që të mos bie në diç që ia prish dhe mangëson besimin e tij me të cilin e ka begatuar Allahu.

E këtu do të përpiqemi shkurtimisht për të shfaqur esencën e kësaj feste, zanafillën e saj, çfarë ësht qëllimi i saj dhe me çfarë obligohet besimtari në drejtim të kësaj dukurie të shëmtuar.

 

Historiku i ditës së dashurisë:

Dita e dashurisë llogaritet një prej festave pagane të romakëve, pasi që ishte i përhapur paganizmi te romakët para më tepër se 17 shekujve, dhe kjo ishte një shprehje në kuptimin pagano-romak ndaj dashurisë së perëndisë!

Për këtë festë pagane ekzistonin legjenda të cilat vazhduan te romakët dhe te pasardhësit e tyre të krishter. Prej legjendave më të njohura ishte ajo se romakët besonin se, kinse themeluesit të qytetit të Romës, Romulusit, i ka dhënë gji një ditë një ulkonjë, dhe e ka furnizuar me fuqi e mendjemprehtësi. Andaj, romakët festonin për këtë ndodhi në mesin e muajit shkurt të çdo viti me një festë madhështore, ndërsa prej dekreteve të saj ishte therrja e një qeni dhe dhie, dhe lyerja e dy të rinjve muskulator me gjakun e këtij qeni dhe të kësaj dhie, dhe pastaj pastronin gjakun me qumësht, dhe pas kësaj përgatitnin një karavan madhështor në të cilin do të jenë këta dy të rinj të parët e karvanit dhe të sillen nëpër rrugë. Me këta dy të rinj të jenë dy copa lëkure me të cilat do të përlyenin çdo kënd që rastiste, ndërsa gratë e romakëve ishin që ndesheshin me këto goditje të dhembshme duke besuar se këto goditje ndalojnë sterilizimin dhe e shërojnë atë.

 

Lidhshmëria e të shenjtit Valentin me këtë festë:

I shenjti Valentin është një emër i cili iu bashkua dy prej viktimave të vjetra të kishës krishtere, i cili ka vdekur në Romë si pasoj e torturimeve nga komandanti El-Kutij (Klodios) ndaj tij në vitin 296. Më pas u ndërtua një kishë në Romë në vendin në të cilin vdiq ky në vitin 350 për të bërë përkujtimin e tij të përhershëm.

Kur kaluan romakët në krishterizëm e vazhduan manifestimin e ditës së dashurisë për të cilën folëm më lartë, mirëpo e transferuan prej kuptimit të tij pagan “Dashuria perëndisë” në kuptimin tjetër të ri ku e shfaqën atë si ”Dëshmorët e dashurisë”, duke aluduar në të shenjtin Valentin, thirrësin për në dashuri dhe paqe i cili, sipas pretendimit të tyre u martirizua në këtë rrugë. U emërua, gjithashtu, si ”Dita e të dashuruarve” dhe u llogarit ”Shën Valentini”, ndërmjetësuesi i të dashuruarve dhe mbikëqyrësi i tyre.

 

Prej besimeve të tyre të kota në këtë festë ishte se shënonin emrat e femrave të cilat ishin në moshën e martesës në disa letra të vogla të rrumbullakëta, i vendosnin në një pjatë mbi tavolinë dhe i thërrisnin të rinjtë të cilët dëshironin të martoheshin për të nxjerrë njërën prej letrave, dhe e vëndoste veten e tij në shërbim të asaj të cilës i shfaqet emri në letër për një vit duke provuar secili moralin dhe sjelljen e njëri-tjetrit, pastaj martoheshin, apo përsëritnin këtë gjë përsëri në vitin tjetër, në ditën e kësaj feste.

Klerikët krishterë, nga kjo traditë u revoltuan dhe e konsideruan si shkatërruese e moralit të rinisë, kështu, u anulua në Itali aty ku ishte e njohur dhe e përhapur kjo gjë, pasi që ishte qyteti i shenjtë i romakëve, pastaj u bë qendra e krishterëve. Ndërsa nuk dihet saktësisht kur është bërë ringjallja e kësaj feste përsëri. Ngase transmetimet krishtere për këtë janë të ndryshme, mirëpo përmendet në disa transmetime se anglezët ishin ata që festonin qysh nga shekulli XV. Ndërsa në dy shekujt, XVIII dhe XIX, u përhap në disa shtete perëndimore, nëpër shitore ku shiteshin disa libra të vegjël që quheshin ”Libri i Valentinit”, ku në të kishte disa poezi dashurie, për të zgjedhur prej tyre çdo kush që dëshiron t’i dërgojë të dashurës së tij kartolinë me të cilën ia uron festën, dhe në të gjendeshin edhe disa sugjerime rreth mënyrës së shkrimit të mesazheve emocionuese me përmbajtje dashurie.

Legjenda e dytë:

Shkurtimisht përshkruhet kjo legjendë se romakët në ditët paganizmit të tyre duke festuar me një festë e cila quhej “Festa e Luper Kijlija” ishin që prezantonin kurbane dhe sakrifica ndaj adhuruesve të tyre pos Allahut subhanehu ue teala, dhe besonin se këto idhuj i mbrojnë nga e keqja dhe i mbrojnë mbikëqyrësit e tyre prej ujqve. Ndërsa, me kalimin e romakëve në krishterizëm, pas përhapjes së tij, dhe kur sunduan romakët perandorinë romake (Kloudisi dytë) në shekullin e III, i ndaloi ushtarët e tij nga martesa, ngase martesa i angazhonte nga luftërat të cilat i zhvillonte, dhe iu kundërvë këtij vendimi, i shenjti Valentin dhe filloi t’u bëjë kurorëzimin ushtarëve fshehurazi, mirëpo e kuptoi këtë perandori dhe urdhëroi për arrestimin dhe burgosjen e tij, dhe më pas gjykoi ndaj tij edhe ekzekutimin e tij.

Legjenda e tretë:

Shkurtimisht përshkruhet kjo legjendë se perandori i lartpërmendur ishte një idhujtar, ndërsa Valentini ishte prej thirrësave të kirshterizmit, kështuqë perandori u mundua për ta nxjerrë nga krishterizmi për të qenë në fenë e idhujtarëve romak, mirëpo ai qëndroi në fenë e tij të krishtere, dhe u bë ekzekutimi i tij për shkak të kësaj në 14 shkurt të vitit 270, në natën e festës pagane romake ”Luper Kijlija”.

Kur kaluan romakët në krishterizëm vazhduan në manifestimin e festës pagane ”Luper Kijlija”, mirëpo e lidhën atë me ditën e ekzekutimit të Valentinit për të mbajtur të pa harruar përkujtimin e tij, ngase ai vdiq në rrugë të qëndrimit për krishterizmin ashtu siç përshkruhet në këtë legjendë, apo vdiq në rrugë të mbrojtjes së të dashuruarve dhe martesës së tyre ashtu siç përshkruhet në legjendën e dytë.

 

Simbolet e tyre në këtë festë:

  1. Shfaqja e gëzimit dhe lumturisë në të ashtu siç ndodhë me festat tjera të rëndësishme.
  2. Shkëmbimi i luleve të kuqe, për të shprehur dashurinë e cila ishte te romakët si dashuri ndaj perëndisë së paganëve ndaj adhuruesve të tyre pos Allahut të Madhëruar. Ndërsa te krishterët për dashurinë ndërmjet të dashuruarve, dhe për këtë edhe u emërua si festa e të dashuruarve.
  3. Shpërndarja e kartolinave me urata të kësaj feste, në disa prej tyre është edhe fotografia e Kjopidit, një fëmijë i cili ka dy flatra dhe bartë me vete një shigjetë. Ai është perëndia i dashurisë te populli i romakëve pagan, Allahu qoftë i pastër nga shpifjet e tyre.
  4. Shkëmbimi i fjalëve të dashurisë nëpër kartolina, duke uruar njëri-tjetrin nëpërmjet poezive, elegjive apo fjalëve të shkurtra, dhe në disa prej kartolinave ekzistojnë edhe fotografi qesharake dhe fjalë humoristike, dhe në shumë prej tyre shkruhej shprehja: ”Bëhu si Valentini” dhe kjo nënkupton qëllimin krishter pas kalimit të tij nga ai i idhujtarëve pagan.
  5. Organizohen në shumë prej vendeve të ndryshme manifestime ditore dhe mbrëmje vallëzimi të të dy gjinive të përziera dhe dërgojnë shumë prej tyre edhe dhurata, si lule dhe pako me çokollata për bashkëshortët dhe shokët e tyre, apo të dashurit e tyre. (Për më tepër informata shiko rreth legjendave të tyre në:”El-Mewsua El-Arabije El-Alemijeh 17/203, dhe në Mewsuat Egreb El-Eajad we Eaxheb El-Ihtifalat, të autorit: Sejid Sadijk AbdulFetah 169-171, dhe Eajad El-Kufar we Mewkif El-Muslim Minha të të njëjtit autor në f. 37”).

 

Shkaku i kësaj që u cek më lartë:

Nuk janë këto legjenda të lartpërmendura rreth kësaj feste dhe shkaktarit të saj ”Valentinit” diçka që i intereson të mençurit, e aq më pak një myslimanit i cili njëson Allahun e Madhëruar në adhurim, ngase legjendat pagane te dy popujt, romak dhe krishter, janë të shumta ashtu siç është e njohur për çdo njërin prej tyre që shpalos librat dhe historinë e tyre, mirëpo shkaku nga përmendja e disa prej këtyre legjendave ishte për qëllim që të shfaqim realitetin e kësaj feste ndaj atyre që janë mashtruar dhe manipuluar prej injorantëve mysliman, të cilët filluan ta festojnë duke imituar një popull të devijuar, krishter, derisa u bë te shumë prej myslimanëve, për fat të keq, që t’i përziejnë ndërmjet mjetit dhe legjendave, mendjes dhe përrallës, dhe të merr gjithçka që ka ardhur nga perëndimorët krishtero-sekular edhe nëse kjo legjendë është e shkruar në librat e tyre, apo këtë përrallë e kanë folur priftat e tyre, ka shkuar deri aty injoranca e disa prej atyre që numërohen prej myslimanëve derisa të na thërrasin për t’iu përmbajtur legjendave krishtere dhe përrallave të tyre derisa jemi duke shfrytëzuar automjetet, avionët dhe prodhimet e tyre!

Kjo është prej fryteve të këqija të imitimit të tyre, i cili nuk di të dallojë ndërmjet asaj që i bën dobi dhe dëm. Ky është një argument për të anuluar mendjen me të cilën Allahu e nderoi njeriun duke e bërë të dalluar prej gjitha gjallesave, ashtu siç është argument edhe për shkrirjen te tjetri, jobesimtari, dhe zhytja e tij në moçalet e tyre të kufrit, poashtu humbja e personalitetit të tij dhe pavarësisë, dhe kjo është një titull dhe shenjë e humbjes psikologjike dhe pasion për të ndjekur dhe imituar, materialisht, më të fuqishmin në të mirën dhe të keqën, të ëmblën dhe të hidhurën e tij, ku lavdëron qytetërimin e tij edhe atyre ku është për t’u turpëruar, duke mos bërë kurrfarë dallimi, ashtu siç thërrasin shumë prej sekularëve të humbur dhe të dështuar psikik, të cilët janë tradhëtar të popujve të tyre.

 

Shikime ndaj këtyre legjendave të lartpërmendura:

Kush shikon në të lartpërmendurën prej këtyre legjendave rreth kësaj feste pagane, i bëhet e qartë kjo që vijon:

  1. Esenca e saj është besim pagan te romakët, shfaqen nëpërmjet dashurisë së perëndisë ndaj idhullit të cilin e adhuronin pos Allahut të Madhëruar. Për atë kush feston këtë festë është duke festuar me rastin e madhërimit të idhujve dhe adhurimit të tyre edhe pse ata nuk meritojnë të adhurohen me të drejtë ashtu siç duhet të adhurohet Krijuesi i Lartëmadhëruar, i cili na ka tërhequr vërejtjen nga shirku dhe nga rrugët të cilat të shpien në të, ku ka thënë duke iu drejtuar të Dërguarit salallahu alejhi ue selem: ”Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.’” (Kuran, 39:65)

Gjithashtu ka caktuar I Lartësuari se nëse vdes në shirkun e madh, nuk do të gjejë as aromën e Xhenetit, madje ai do të jetë në zjarr përgjithmonë, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar: ”Eshtë e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe ka bërë një largim të madh (prej të vërtetës).” (Kuran, 4:116)

Gjithashtu thotë Allahu i Madhëruar nëpërmjet gjuhës së Isait alejhi selam se Ai i ka thënë popullit të tij: ”… sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” (Kuran, 5:72)  

Pra, për atë duhet të jemi të kujdesshëm nga shirku dhe nga gjithçka që shpie deri tek ajo.

  1. Fillimi i kësaj feste te romakët është i lidhur me legjenda dhe përralla të cilat nuk i pranon mendja e shëndoshë, e mos flasim për mendjen e myslimanit që beson në Allahun e Madhëruar dhe në të Dërguarit e tij, alejhimu salatu ue selem. Ngase a mund të pranojë një mendje e shëndoshë se një ulkonjë i ka dhënë gji themeluesit të qytetit të Romës dhe se e ka furnizuar me fuqi dhe mendjemprehtësi?! Përkundër asaj që ka kjo legjendë kundërshtime me besimin e myslimanit, ngase ai që furnizon me fuqi dhe mendjemprehtësi është Krijuesi i Madhëruar dhe jo qumshti i ulkonjës.

Gjithashtu edhe legjenda tjetër në të cilën ka ardhur se romakët sillnin në këtë festë kurbanet për idhujt e tyre të cilët i adhuronin pos Allahut të Madhëruar duke besuar se këto idhuj i mbrojnë nga e keqja dhe i ruajnë kopetë e tyre nga ujqit! Pra, as këtë nuk mund ta pranojë mendja e shëndoshë, e cila e di se idhujt nuk sjellin dobi e as dëm, përkundër asaj që bie në shirkun e madh me këto besime.

Si ka mundësi të pranojë një mendje e shëndoshë për vetën e tij që të festojë një festë e cila ka lidhje me këto legjenda dhe përralla, e ku më si mysliman të cilin e ka nderuar Allahu i Madhëruar me një fe të plotësuar, dhe me një besim të vërtetë.

  1. Nga simbolet e këqija dhe të shëmtuara të kësaj feste te romakët ishte edhe therrja e një qenit dhe një dhie, dhe lyerja e dy të rinjve me gjakun e këtij qeni dhe kësaj dhie, pastaj larja e gjakut me qumsht… etj.

Si ka mundësi të festojë ai të cilin e ka furnizuar Allahu i Madhëruar me natyrë të pastër, dhe i ka dhënë mendje të shëndoshë, dhe e ka udhëzuar në fenë e vërtetë, këtë festë në të cilën zhvillohen në të këto rite të shëmtuara dhe të fëlliqura?! Kjo pra është diçka që bën të ikë ai që ka natyrë të pastër dhe nuk e pranon një mendje e shëndoshë.

  1. Lidhshmëria e priftit Valentin me këtë festë është e ndryshme, me të dhe në shkakun e saj apo historinë e saj, madje nëpër disa burime sjellin dyshime për këtë prift dhe e llogarisin si legjendë dhe jo të vërtetë. Ka qenë më e përshtatshme për krishterët që të refuzojnë këtë festë pagane të cilën e kanë ndjekur në të popullin romak, sidomos pasi që lidhshmëria e një priftit prej priftërinjve është një çështje e dyshimtë! E nëse me këtë i turpëron krishterët të cilët kanë ndryshuar fenë dhe librat e tyre, është më parësore dhe më e drejtë që të turpërohen myslimanët që festojnë këtë festë. Pastaj nëse verifikohet se në këtë festë ka qenë shkaku i ekzekutimit të priftit Valentin për shkak të qëndrimit të tij në krishterizëm, atëherë çfarë kemi ne me ta dhe cila është lidhja e myslimanëve me këtë?!
  2. Priftërinjtë krishterë janë revoltuar dhe janë ngritur kundër asaj që ka sjell kjo festë në shkatërrimin e moralit të të rinjve dhe të rejave, ku dhe u bë anulimi i saj në Itali në qendrën e krishterëve katolik. Pastaj u rikthye më pas dhe u përhap nëpër shtetet evropiane, dhe prej tyre u shpërnda edhe nëpër shumë shtete të myslimanëve. Nëse prijësit e krishterizmit e kanë mohuar dhe kundërshtuar në kohën e tyre për shkak të asaj që ka shkaktuar në shkatërrimin dhe prishjen e popujve të tyre edhe pse ata janë të humbur e të devijuar, atëherë me të vërtetë se është më obligative për te njerëzit e ditur të myslimanëve për të sqaruar realitetin e kësaj feste dhe dispozitën e manifestimit të saj, poashtu duhet për të gjithë myslimanët që ta refuzojnë dhe të mos e pranojnë, dhe ta kundërshtojnë dhe ndalojnë edhe atë që e feston apo e transferon prej krishterëve deri te myslimanët dhe e shfaq në shtetet islame. Këtë e obligon edhe obligueshmëria e urdhërimit në të mirë, dhe ndalimit nga e keqja, dhe këshillimi për të vërtetën, pasi që sqarimi i të kotës dhe nxjerrjes së saj në shesh, dhe ndalimi nga ajo është nga ajo që obligohen me të gjithë myslimanët, secili sipas mundësisë dhe fuqisë së tij.

 

 

Përse të festojmë këtë festë?!

Shumë nga ata që festojnë këtë festë prej myslimanëve nuk besojnë në këto legjenda dhe përralla të zbukuruara përreth tij, pa marrë parasysh nga ato që ishin te romakët apo që ishin te krishterët, dhe se shumica e atyre që festojnë prej myslimanëve nuk dinë për këto legjenda asgjë, mirëpo i ka shtyrë në këtë festim imitimi i të tjerëve apo epshet që i arrijnë nëpërmjet saj.

Mundet të thonë disa prej atyre që festojnë prej myslimanëve: Me të vërtet se Islami ka thirrë në dashuri dhe paqe, dhe se festa e dashurisë është për të përhapur dashurinë ndërmjet myslimanëve, pra çfarë pengese ka në manifestimin e kësaj feste?!

Për t’iu përgjigjur kësaj ka disa përgjigje, prej saj:

  1. Festat në Islam janë adhurime me të cilat afrohet robi tek Allahu dhe janë prej simboleve fetare. Nuk ka në Islam diçka që quhet festë pos festës së ditës së xhuma, festa e fitër bajramit dhe kurban bajramit. Ndërsa adhurimet janë të prera me ndalesë, dhe nuk ka të drejtë dikush prej njerëzve që të vendosë festa të cilat nuk i ka ligjëruar Allahu i Madhëruar dhe as i Dërguari i tij, dhe nga kjo vijmë në përfundim se manifestimi i festës së dashurisë apo festave të tjera të shpikura konsiderohen risi në fe, dhe teprica në sheriat, dhe konsideron si të mëngët ligjvënësin Allahun e Madhëruar.
  2. Me të vërtetë se manifestimi i festës së dashurisë ka përngjarje me romakët pagan, pastaj me krishterët të ehli kitabit në atë që imituan në të romakët dhe se kjo nuk është prej fesë së tyre. Ndërsa nëse myslimanit i ndalohet përngjasimi me krishterët në atë që është prej fesë së tyre në të vërtet, nëse nuk është prej fesë tonë, atëherë çfarë të thuhet për atë që ata kanë shpikur në fenë e tyre dhe kanë imituar në të adhuruesit e idhujve?!

Në përgjithësi, përngjarja me jobesimtarët, qofshin pagan apo ehli kitab, është i ndaluar, qoftë përngjasimi në besimet dhe adhurimet e tyre, dhe kjo është më e rrezikshmja, apo në atë që ata janë veçuar në traditat, moralin dhe etikën e tyre ashtu siç kanë vendosur dhe caktuar për të dijetarët e islamit nga vendimet e nxjerrura prej librit dhe sunetit dhe imxhasë së sahabeve radijallahu anhum.

a). Nga Kur’ani, fjala e Allahut subhanehu ue teala: ”E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.” (Kuran, 3:105) Thotë Allahu i madhëruar: ”A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.” (Kuran, 57:16)

Pra, Allahu i Madhëruar ka tërhequr vërejtjen besimtarëve nga ndjekja e ehli kitabit, jehudëve dhe krishterëve, të cilët kanë ndryshuar fenë e tyre, librat e tyre dhe kanë shpikur atë që nuk iu është legjitimuar atyre, dhe kanë lënë atë që janë urdhëruar me të nga Allahu i madhëruar.

b). Nga suneti, fjala e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: ”Kush i përngjan një popullit, ai është prej tyre”. (Imam Ahmedi 3/50, Ebu Dawudi 5021)

Thotë shejhul Islami: (Ky hadith më të paktën e tij është që ndalon përngjasimin me ta, megjithëse jo që shihet detyron kufrin e atij që i përngjan atyre ashtu siç është në fjalën e Allahut të Madhëruar: ”E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre.” (El-Iktida 1/314)

San’aniu thotë: (Nëse i përngjet në veshje jobesimtarëve dhe beson me këtë që të jetë sikur ata, ka bërë kufr, por nëse nuk beson ashtu, për këtë ka hilaf (mospajtime) në mes fukahave: Prej tyre ka që kanë thënë: Ka bërë kufr, dhe kjo është ajo që shihet në pamjen e hadithit, dhe prej tyre ka që kanë thënë: Nuk ka bërë kufr por duhet të edukohet”. (Subul Es-Selam 8/248).

c). Ka transmetuar Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë: Ixhamaja është e konfirmuar për ndalesën e përngjasimit me jobesimtarët në festat e tyre në kohën e sahabëve radijallahu anhum, ashtu siç e ka transmetuar Ibn Kajimi, pajtimin e dijetarëve për këtë. (Shiko: El-Iktida 1/454, dhe Ahkamu Ehli Dhimmeh 3/1245)

Për atë pra, përngjasimi me jobesimtarët në atë që është prej fesë së tyre, siç është festa e dashurisë, është më e rrezikshme sesa përngjasimi në veshjet, traditat apo etikën e tyre, ngase feja e tyre ose e shpikur ose e devijuar, dhe ajo që nuk është devijuar është derigjuar, dhe nuk ka gjë në të që të afron tek Allahu i Madhëruar. Nëse çështja është kështu atëherë me të vërtet se manifestimi i festës së dashurisë është përngjasim i adhuruesve të idhujve, romakëve, në adhurimin e tyre ndaj idhujve, pastaj ndaj ehli kitabit në legjendën e tyre rreth priftit të tyre të cilin e madhëruan dhe tepruan me të, dhe i drejtuan atij edhe atë që nuk lejohet ti drejtohet njerëzve, pasi që i bënë atij një festë në të cilën festojnë.

  1. Qëllimi i festës së dashurisë në këtë kohë për përhapjen e dashurisë ndërmjet njerëzve në përgjithësi, besimtarë dhe jo besimtarë. Ndërsa, kjo është në kundërshtim me fenë islame, pasi besimtari me jobesimtarin duhet të jetë i drejtë, të mos i bëjë padrejtësi, ashtu si nëse ai nuk është luftarak dhe nuk ndihmon luftarakët duhet mirësjellja ndaj tij prej myslimanit nëse është nga farefisi, duke vepruar sipas fjalës së Allahut të Madhëruar: ” All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” (Kuran, 60:8)

Nuk është e domosdoshme prej bamirësisë me jobesimtarin dhe sjelljes së mirë që edhe ta duash dhe miqësosh, por ajo që obligohesh është urrejtja e tij për Allah për shkak të përlyerjes së tij me kufr të cilin nuk e do Allahu dhe nuk është në pajtim me të, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar: ”…megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet ” (Kuran, 39:7)

Allahu i Madhëruar ka urdhëruar për të mos e dashur jobesimtarin në fjalën e tij ku thotë i Madhëruari: ”Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerrë në Xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut, ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.” (Kuran, 58:22)  

Shejhul Islami Ibn Tejmija, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Ka njoftuar Allahu i Madhëruar se nuk ka besimtarë që do dhe miqëson jobesimtarin, dhe se ai që e do jobesimtarin nuk është besimtarë, ndërsa përngjasimi i jashtëm që doket është dyshim për dashurin ndaj tyre dhe për këtë është ndaluar”. (El-Iktida 1/490) Thotë gjithashtu: ” Përngjasimi shkakton miqësinë dhe dashurinë në brendësi, sikurse edhe dashuria në brendësi që shkakton përngjasimin në pamjen e jashtme).

Ndërsa nuk mundet të bashkohet dashuria ndaj Allahut të Madhëruar dhe dashuria ndaj asaj që Ai e do, me dashurinë e kufrit dhe simboleve dhe ithtarëve të tij në një zemër, dhe se ai që e do Allahun, urren kufrin, simbolet dhe ithtarët e tij.

  1. Dashuria të cilën e kanë për qëllim në këtë festë qysh kur e ringjallën këtë krishterët, është dashuria e jashtëligjshme dhe dashuria jashtëmartesore.

Rezultati i saj: Përhapja e amoralitetit dhe pisllëqeve, për këtë e luftuan njerëzit e fesë krishtere (priftat) në një kohë prej kohërave dhe e anuluan, mirëpo pastaj e rikthyen përsëri.

Shumica e të rinjve mysliman e festojnë atë për shkak të epsheve të cilat i arrijnë dhe jo duke besuar në këto përralla romake dhe krishtere, mirëpo kjo nuk e largon cilësimin e tyre me përngjasimin e jobesimtarëve në diçka prej fesë së tyre, dhe kjo bartë me vete rrezikun ndaj akides së myslimanët, dhe mund të arrijë që ta dërgon personin deri në kufr nëse mblidhen kushtet dhe largohen pengesat.

Nuk i lejohet myslimanit që të ndërtojë lidhje dashurore me një grua e cila nuk i lejohet atij, dhe se kjo është porta për në zina (amoralitet) e cila është një mëkat prej mëkateve të mëdha.

Për atë kush feston festën e dashurisë prej të rinjve mysliman, duke pasur për qëllim që të arrijë disa epshe apo të krijojë ca lidhje me ndonjë grua që nuk i lejohet atij, ai ka pas për qëllim një mëkat prej mëkateve të mëdha, dhe ka marrë si mjet për të arritur deri aty atë që e llogarisin dijetarët si kufr, e ajo është përngjasimi me jobesimtarëve në një simbol prej simboleve të tyre.

 

Qëndrimi i myslimanit ndaj festës së dashurisë:

Nga ajo që u përmend më herët dhe që u sqarua për esencën e kësaj feste, historiku i saj, dhe se cili është qëllimi i saj , atëherë mundemi ta përfshijmë në një përfundim se çfarë i obligohet myslimanit në drejtim të kësaj feste sipas kësaj që vijon:

  1. Mosfestimi i kësaj feste apo mosbashkangjitja ndaj manifestuesve të kësaj feste, apo mosprezantimi me ta përshkak të asaj që u sqarua më herët ku u cekën dhe argumentet të cilat tregojnë për ndalesën e përngjasimit me jobesimtarët.

El-Hafidh Edh-Dhehebij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: (Nëse krishterët kanë një festë, dhe jehudët kanë një festë, janë të veçuar me të, atëherë nuk duhet që t’iu bashkëngjitet në të myslimani ashtu siç nuk iu bashkëngjitet sheriatin e tyre dhe as në kiblen e tyre. ) (Teshebuh El-Khasijs BiEhli El-Khamijs, risale menshure fi mexhelet El-Himkmeh 4/193)

  1. Të mos i ndihmon jobesimtarëve në manifestimin e tyre duke iu dhuruar diçka, apo duke botuar mjete të kësaj feste apo në parullat e tyre, apo në huazimin e diçkaje për këtë festë, ngase është një simbol prej simboleve të kufrit, dhe se të ndihmuarit e tyre dhe miratimi me atë që janë në të, është ndihmë për shfaqjen dhe përhapjen e kufrit dhe ngritjen e tij dhe të pajtuarit me të. Ndërsa myslimanin e ndalon feja e tij që të miraton kufrin dhe të ndihmon në përhapjen dhe shfaqjen dhe ngritjen e tij. Shejhul Islami Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, thotë: ”Nuk i lejohet myslimanëve që t’iu përngjasojnë atyre në diçka që është e veçantë në festat e tyre, qoftë në ushqim, veshje, pastrim, dhe as në ndezjen e zjarreve dhe as lënien e ndonjë zakoni të jetës, apo adhurimit apo diçka të tillë, dhe nuk i lejohet që të organizon darkë, apo t’iu dhuron apo shesë diçka me të cilën ndihmohen me të për të, për shkak të asaj, dhe nuk i lejohet që t’ua mundësojë fëmijëve dhe të atyre sikur ata që të luajnë lojëra të festave të tyre dhe as që të shfaqin zbukurime. Në përgjithësi: Nuk kanë të drejtë të veçojnë festat e tyre me diçka prej simboleve të tyre, por duhet që të jetë dita e festës së tyre te myslimanët sikur gjitha ditët tjera” (Mexhmu’ë El-Fetawa 25/329)

Ibn Et-Turkmanij ka thënë: ”Mëkaton myslimani me uljen e tij te ta, apo nëse iu ndihmon atyre në therrje, në përgatitjen e ushqimit, apo në huazimin e kafshsës (automjetit) të cilës i hypin gjatë kohës së festave të tyre” (El-Lume’ë Fil Hawadithi wel Bide’ë 2/519-520)

  1. Të mos e ndihmon ndonjërin që feston prej myslimanëve, bile duhet që t’i kundërshton, ngase manifestimi i myslimanëve me festat e jobesimtarëve është gjë e keqe e cila duhet kundërshtuar.

Shejhul Islami Ibn Tejmija, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ” Ashtu siç nuk iu përngjasojmë në festa, nuk duhet të ndihmohet myslimanit me ta në këtë, por duhet t’i ndalon nga ajo. E kush bënë një ftesë që kundërshton traditën në festat e tyre mos iu përgjigj ftesës së tyre, dhe kush dhuron prej myslimanëve dhurata në këto festa duke dal nga tradita në të gjitha kohërat pos në këtë festë nuk i pranohet dhurata, veçanërisht nëse dhurata është diçka me të cilën ndihmohesh për të përngjarë sikur ata, ashtu siç e cekem, dhe nuk lejohet për myslimanit që të shet diçka me të cilën i ndihmon myslimanët në përngjasimin e tyre në festa, prej ushqimeve, veshjeve apo diç tjetër të ngjajshme, ngase kjo është ndihmë në të keqe” (El-Iktida 2/519-520)

Nga kjo që ka miratuar shejhul Islami, konstatohet se nuk iu lejohet tregtarëve mysliman që të bëjnë tregti me dhurata të festës së dashurisë qofshin rroba të caktuara, apo lule të kuqe, apo kartolina të uratave të cilat dizajnohen për këtë rast, apo diç tjetër, ngase tregtia me këto është ndihmë për në të keqe, me të cilën nuk është në pajtim Allahu i Madhëruar dhe as i Dërguari i tij salallahu alejhi ue selem.

Gjithashtu nuk lejohet për atë të cilit i është dhuruar ndonjë dhuratë e kësaj feste që ta pranon, ngase në pranimin e saj është miratimi i kësaj feste.

  1. Të mos shkëmbej uratat me rastin e festës së dashurisë, ngase nuk është festë e myslimanëve, dhe nëse i urohet myslimanit kjo festë, të mos e kthen uratën.

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ” Përurimi i ceremonive jobesimtare sipas mendimit të gjithë dijetarëve muslimanë është haram. Sikur t’ua uron festat e tyre dhe agjërimin e tyre, duke iu thënë: ” Gëzuar festën ” etj, sepse edhe nëse ai që uron festën shpëton nga vetë kufri (mosbesimi,dalja nga feja), mesiguri nuk do t’i shpëton mëkatit, nga kjo është në të njëjtën shkallë sikur t’u urohet falja e tyre e kryqit. Kjo është mëkat më i madh dhe hidhëron Allahun subhanehu ue teala me tepër se sikur dikuj t’i urohet pirja e verës apo vrasja njeriut të pafajshëm, apo rënia në amoralitet. Dhe shumë nga ata që nuk ka feja vlerë te ta, bien në këtë, ndërsa ai nuk e di krimin që ka bërë, ngase ai që uron dikë për rënien në mëkat apo kufr, duhet të dijë se me këtë ka merituar hidhërimin e Allahut subhanehu ue teala.” (Ahkamu Elhi Dhimem – 1/441-442)

  1. Sqarimi i realitetit të kësaj feste dhe të ngjajshmet me të prej festave të jobesimtarëve, atyre që janë mashtruar dhe manipuluar prej myslimanëve, dhe sqarimi për rëndësinë e dallimit të myslimanit me fenë e tij, për përkujdesjen ndaj akides dhe besimit të tij nga gjithçka që e dëmton atë, dhe përkujtimi i tij për rrezikun e tij nga përngjasimi me jobesimtarët në simbolet fetare të tyre siç janë festat apo adhurimet dhe etika, si këshillë për umetin dhe për të kryer obligimin e urdhërimit në të mirë dhe ndalimin nga e keqja me realizimin e të cilit arrihet edhe përmirësimi i robërve dhe shteteve, dhe bëhet shkak për furnizimin me mirësi, dhe largimin e dënimeve dhe hidhërimin e Allahut, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar: ”E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë.” (Kuran, 11:117)

I lutemi Allahut që t’i ruajë myslimanët nga fitnet devijuese, nga sherri i vetës së tyre dhe nga kurthet e armiqve, ngase me të vërtetë Ai është i cili dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve. Ndërsa, salauvatet dhe bekimet qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

 

Përktheu: Suat Fetahi

www.Thirrjaislame.com

 

 

 

Comments are closed.