Gruaja dhe Familja | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com ...Diçka që keni kërkuar Mon, 20 Apr 2020 18:05:59 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.3 https://www.thirrjaislame.com/wp-content/uploads/2018/03/cropped-THIRRJA2-32x32.png Gruaja dhe Familja | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com 32 32 Kështu vepron gruaja e mirë … https://www.thirrjaislame.com/keshtu-vepron-gruaja-e-mire/ Sat, 28 Sep 2019 19:47:27 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32664 ]]>
Gruaja mund ta bëjë veten të dashur për bashkëshortin duke i ndarë me të gëzimet dhe pikëllimet e tij. Ajo i bashkohet atij në aktivitete të kohës së lirë dhe në punën e tij të përditshme, si për shembull në lexim, sport, pjesëmarrje në tubime dhe ligjërata, e kështu me radhë. Kështu që bashkëshorti i saj ndihet se ai nuk është vetëm në kënaqësinë e tij me gjërat e mira në jetë. Ai po i ndan këto kënaqësi me një grua besnike, inteligjente dhe të dashur. Fakti se i Dërguari alejhi selam garoi me Aishen më shumë se një herë tregon se Islami i nxit të dy bashkëshortët të ndajnë gëzimin dhe lumturinë e njëri-tjetrit në jetë, pasi kjo ka ndikim të fuqishëm në thellimin e ndjenjave të tyre për njëri-tjetrin dhe në forcimin e lidhjeve midis tyre.

Ashtu siç merr pjesë në gëzimet e tij, ajo i ndan me të edhe brengat dhe shqetësimet dhe vjen tek ai me fjalë ngushëllimi, maturie dhe këshilla të urta, së bashku me një mbështetje të sinqertë emocionale.

Përshtati: Thirrja Islame
The post Kështu vepron gruaja e mirë … first appeared on Thirrja Islame.]]>
ÇUDI ME ATË BURRË, I CILI KËRKON DHE NUK JEP!! https://www.thirrjaislame.com/cudi-me-ate-burre-i-cili-kerkon-dhe-nuk-jep/ Wed, 14 Mar 2018 10:54:22 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=19705

Çudi me atë burrë, i cili kërkon grua të ndershme, kurse ai vet nuk është i tillë!! Çudi me atë burrë, i cili kërkon tek ajo turpin, kurse e mbyt në vetveten e tij!! Çudi me atë burrë, i cili kërkon dhe nuk jep!! Të japish para se të marrish, është dhënie. Kurse të japish […]

The post ÇUDI ME ATË BURRË, I CILI KËRKON DHE NUK JEP!! first appeared on Thirrja Islame.]]>

Çudi me atë burrë, i cili kërkon grua të ndershme, kurse ai vet nuk është i tillë!!

Çudi me atë burrë, i cili kërkon tek ajo turpin, kurse e mbyt në vetveten e tij!!

Çudi me atë burrë, i cili kërkon dhe nuk jep!!

Të japish para se të marrish, është dhënie.

Kurse të japish pasi të marrish, është tregti.

Për këtë arsye, mos bën tregti me cilësitë e shtrenjta, e ta humbësh moralin tënd.

Po depono në vetvete cilësi të pëlqyera.

Allahu do ta mundëson të bashkohesh me grua të mirë dhe besnike!

Ki frikë Allahun në vetvete, dhe Allahu do ta dhuron gruan e ndershme!

Dhe rikujto gjithmonë ajetin: “burrat e ndershëm janë për gra të ndershme”. Nur 26.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post ÇUDI ME ATË BURRË, I CILI KËRKON DHE NUK JEP!! first appeared on Thirrja Islame.]]>
AJO ËSHTË MBRETËRESHË https://www.thirrjaislame.com/ajo-eshte-mbretereshe/ Mon, 12 Mar 2018 11:42:51 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=18143

Ky është një rrëfim i vërtet, të cilin na e rrëfen një mjek musliman prej Arabisë Saudite, ku një periudhë të jetës së tij e kaloi në studime në Angli. Gjatë studimeve  jetonte me familjen e tij në një lagje të qetë, ku lëvizjet e njerëzve dhe makinave ishin aq të rralla, saqë i huaji […]

The post AJO ËSHTË MBRETËRESHË first appeared on Thirrja Islame.]]>

Ky është një rrëfim i vërtet, të cilin na e rrëfen një mjek musliman prej Arabisë Saudite, ku një periudhë të jetës së tij e kaloi në studime në Angli. Gjatë studimeve  jetonte me familjen e tij në një lagje të qetë, ku lëvizjet e njerëzve dhe makinave ishin aq të rralla, saqë i huaji u dallonte shumë lehtë.

Ky vëlla musliman na rrëfen dhe thotë: Fqiu im më i afërt ishte një plakë jomuslimane, e cila i kishte kaluar të shtadhjetat. Jetonte e vetmuar në një shtëpi të qetë, ku nuk i trokiste askush në derë dhe nuk e vizitonte njeri. Hynte dhe dilte prej shtëpisë e vetmuar, s’kishte askënd prej të afërmeve për ta ndihmuar dhe për të përkujdesur për të. Ushqimin dhe rrobat çka i nevojiteshin i blinte vet, saqë kur e shikonte njeri e kaplonte keqardhje për gjendjen e saj. Një ditë prej ditëve kërkoi prej meje t’ia kryej një nevojë që e kishte, dhe unë padyshim pranova që me plotë dëshirë t’i ndihmoj, pasiqë Islami na urdhëron që t’i respektojmë dhe ndihmojmë fqinjët tanë edhe në rast se janë jomuslimanë. U habit plaka aq shumë, edhe pse nuk bëra ndonjë vepër të madhe, se pse pranova t’i ndihmoj edhe atë pa të holla.

Ditën e nesërme erdhi plaka në shtëpinë tonë, dhe i solli disa ëmbëlsira për fëmijët tanë dhe me vete e kishte sjellë një mirënjohje, e cila përdoret në raste manifestimi, ku ishte shprehur me fjalë faliminderimi dhe respekti për atë vepër që e bëra për të.   Nuk duhet të çuditemi në reagimin e saj, pasiqë ajo jetonte në një shoqëri ku s’njihet fjala mirësi dhe humanitet, dhe s’dinë se çka është mëshira dhe keqardhja, marrëdhëniet mes fqinjëve në shumicën e rasteve mbarojnë me përshëndetjen e mëngjesit dhe mbrëmjes. E nxita që ta viziton më shpesh shtëpinë dhe gruan time, dhe me të vërtet kohë pas kohe na vizitonte. Gjatë vizitave që na bënte, e kuptoi plaka se tek ne muslimanët burri është përgjegjës i shtëpisë dhe i familjes së tij. Ai përkujdeset për blerjen e ushqimit dhe rrobave dhe të gjitha nevojave familjare. Vërejti se respekti i gruas ndaj burrit është i lartë dhe poashtu respekti i burrit ndaj gruas është i madh, pa marrë parasysh se a është vajzë, grua apo nënë, e në veçanti kur ajo moshohet dhe të gjithë garojnë për shërbimin dhe respektimin e saj. Kurse ai i cili s’i përfill këto ligje dhe s’e posedon këtë moral është i urryer në shoqëri. Poashtu e vërejti sjelljen e prindit me fëmijët e tij, dhe sjelljen e fëmijëve me prindërit e tyre dhe sakrificën e nënës për burrin e saj dhe fëmijët e saj.

Plaka e mjerë pasiqë e vërejti këtë familje muslimane, filloi ta krahason jetën e saj, se si jeton ajo dhe si jetojnë muslimanët në familjet e tyre. Iu rikujtuan fëmijët dhe nipat e saj për të cilët s’dinë e mjera se ku jetojnë dhe asnjëri prej tyre s’e viziton, ndoshta edhe vdes apo varroset e ata s’dinë asgjë për të. Pastaj, filloi t’i rrëfen gruas time vështirësitë me të cilat ballafaqohet gruaja perëndimore në punë dhe në kryerjen e nevojave shtëpiake, ku edhe e mbaroi fjalimin e saj duke thënë se: “Gruaja muslimane qenka mbretëreshë, dhe po mos të isha në moshën e shkuar, do të isha martuar me një burrë musliman sikurse burri yt dhe do të jetoja sikurse jetoni ju”.

Pra, kjo është një dukuri që e dallon dhe e kupton çdo njeri i cili jeton dhe punon në perëndim dhe botën jomuslimane. Megjithatë disa prej muslimanëve të hutuar, s’iu vjen turp të vazhdojnë në imitimin e jomuslimanëve në çdo sferë të jetës dhe publikimin e librave, revistave dhe gazetave që flasin me mahnitje për drejtat e gruas perëndimore!

O Allah, faliminderimi të takon vetëm Ty që na begatove me begatinë më të madhe, e ajo është Islami, : ” Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë,kur ju udhëzoi për besim” Huxhurat 17.

Përgatiti dhe shqipëroi: Irfan Jahiu

The post AJO ËSHTË MBRETËRESHË first appeared on Thirrja Islame.]]>
NGA MIRËSITË E MBULESËS https://www.thirrjaislame.com/nga-miresite-e-mbuleses/ Sun, 11 Mar 2018 10:04:53 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=26760

1. Respektimi i urdhrit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin me të. 2. Ruajtja e nderit. 3. Mburojë nga lakmitarët. 4. Pastërti për zemrat. 5. Argument i virtytshmërisë. 6. Argument i turpit. 7. Argument i imanit. Dr. Muhamed el-Hebdan Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post NGA MIRËSITË E MBULESËS first appeared on Thirrja Islame.]]>

1. Respektimi i urdhrit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin me të.

2. Ruajtja e nderit.

3. Mburojë nga lakmitarët.

4. Pastërti për zemrat.

5. Argument i virtytshmërisë.

6. Argument i turpit.

7. Argument i imanit.

Dr. Muhamed el-Hebdan

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post NGA MIRËSITË E MBULESËS first appeared on Thirrja Islame.]]>
SI TË JAPIN GRATË SADAKA!! https://www.thirrjaislame.com/si-te-japin-grate-sadaka/ Thu, 14 Dec 2017 12:08:49 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=20085

Gratë zakonisht janë edukatorët në shtëpi, dhe plot nga to, nuk punojnë dhe nuk kanë të ardhura mujore! Kur dëgjojnë për vlerën dhe mirësitë e sadakasë, ndjejnë dhembje, dhe shpresojnë, dhe thonë: Si të nxjerrim ne sadaka, kur s’kemi të holla?! Mbi të gjitha,  gratë janë të urdhëruara të nxjerrin sadaka me hadith të qartë, […]

The post SI TË JAPIN GRATË SADAKA!! first appeared on Thirrja Islame.]]>

Gratë zakonisht janë edukatorët në shtëpi, dhe plot nga to, nuk punojnë dhe nuk kanë të ardhura mujore! Kur dëgjojnë për vlerën dhe mirësitë e sadakasë, ndjejnë dhembje, dhe shpresojnë, dhe thonë: Si të nxjerrim ne sadaka, kur s’kemi të holla?!

Mbi të gjitha,  gratë janë të urdhëruara të nxjerrin sadaka me hadith të qartë, ku i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “O ju gra! Jepni sadaka dhe shpeshtoni istigfarin (kërkim faljen)! Unë ju pash se ju jeni më së tepërmi nga banorët e Xhehenemit”.

Kjo edhe më tepër ua shton mërzinë dhe frikën për vetveten e tyre!

Cila është zgjidhja?!

Zgjidhja është shumë e lehtë!

Meritat dhe begatitë e Allahut janë të gjëra, dhe të mëdha, dhe fisnikëria e Allahut s’ka fund. Allahu nuk e bëri që sadakaja të jetë e përkufizuar vetëm se në të holla, po e bëri që çdo derë të hajrit të jetë sadaka!!

Çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, çdo tesbih (subhnallah) është sadaka, çdo tehmid (elhamdulilah) është sadaka.

Thirrja jote në të mirë dhe ndalimi jot nga e keqja është sadaka. Hape për çdo ditë e-mailin tënd, dhe dërgoi të gjithë atyre që i njeh ndonjë fjalë të mirë, ngase fjala e mirë është sadaka.

Buzëqeshu në fytyrën e burrit tënd, dhe të fëmijëve tu, dhe të motrave muslimane, ngase kjo është sadaka. Dy rekate te namazit të duhasë janë të barabarta me 360 sadaka.

Jepi selam shoqeve tua, dhe motrave muslimane, ngase kjo është sadaka. Largimi i pengesave nga rruga është sadaka. Ndaloje nga vetja bërjen e sherrit, kjo është sadaka.

Ushqe të varfrin dhe të mjerin, apo kafshën, apo zogun, ngase kjo është sadaka.
Ndihmoje tjetrin me trup apo me të holla, kjo është sadaka. Shpreso shpërblim nga ajo që të vidhet, ngase kjo është sadaka.

Kërko dituri, dhe mësoi të tjerët dhe përhape atë, kjo është sadaka. Dhënia ujë atij që është i etur është sadaka.

Mos e harro rregullin e artë kur ta bësh një vepër; në të të ketë sinqeritet dhe vepra të jetë vetëm se për hir të Allahut.

Dhe rikujto se sadakaja e fikën gjynahun, ashtu si e fikën uji zjarrin!

Pra, le të japim sadaka për vetveten dhe ta shpëtojmë atë nga zjarri i Xhehenemit!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post SI TË JAPIN GRATË SADAKA!! first appeared on Thirrja Islame.]]>
JETA JOTE BASHKËSHORTORE ËSHTË E SHTRENJTË, MOS E SHKATËRRO!! https://www.thirrjaislame.com/jeta-jote-bashkeshortore-eshte-e-shtrenjte-mos-e-shkaterro/ Thu, 14 Dec 2017 12:05:31 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=20053

Gruaja e mençur, e vendos sheqerin në çdo gjë që ia thotë burrit, dhe e largon kripën, nga çdo gjë që ia thotë asaj burri! Në këtë mënyrë e vazhdon jetën!! Begati e madhe e Allahut është nëse asaj i jepet mendjemprehtësia, që ajo të mendon para se të punon! Në këtë mënyrë, ajo nuk […]

The post JETA JOTE BASHKËSHORTORE ËSHTË E SHTRENJTË, MOS E SHKATËRRO!! first appeared on Thirrja Islame.]]>

Gruaja e mençur, e vendos sheqerin në çdo gjë që ia thotë burrit, dhe e largon kripën, nga çdo gjë që ia thotë asaj burri!

Në këtë mënyrë e vazhdon jetën!!

Begati e madhe e Allahut është nëse asaj i jepet mendjemprehtësia, që ajo të mendon para se të punon! Në këtë mënyrë, ajo nuk e shkatërron jetën e saj bashkëshortore, dhe e përballon çdo fjalë që ia thotë burri, në momente nervoze dhe zemërimi! Fillimisht, këtë e bën duke shpresuar shpërblim tek Allahu, e pastaj, për ta mos humbur jetën e saj në momente zemërimi dhe nervoze.

Ki kujdes motër që mos ta humbësh jetën dhe mbretërinë tënde, për hir të egos dhe dinjitetit tënd!

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e cek se një njeri i tha të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, më porosit me diçka! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Mos u zemëro!”. Dhe ia përsëriti disa herë duke i thënë: “Mos u zemëro!”.

Pra, bëje urtësinë dhe durimin nga cilësitë e moralit tënd!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post JETA JOTE BASHKËSHORTORE ËSHTË E SHTRENJTË, MOS E SHKATËRRO!! first appeared on Thirrja Islame.]]>
KUSH ËSHTË MË E PASUR, NËNA IME APO NËNA JOTE!! https://www.thirrjaislame.com/kush-eshte-me-e-pasur-nena-ime-apo-nena-jote/ Wed, 13 Dec 2017 11:33:29 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=19404

– Një ditë nga ditët, një nxënëse e pasur iu drejtua shoqes së saj të varfër, dhe i tha: Nëna ime e bleu një makine të re dhe ajo është më e pasur se nëna e jote.. Nëna ime e solli në shtëpi, një shërbëtore të re që ajo të përkujdeset për ne, kur ajo […]

The post KUSH ËSHTË MË E PASUR, NËNA IME APO NËNA JOTE!! first appeared on Thirrja Islame.]]>

– Një ditë nga ditët, një nxënëse e pasur iu drejtua shoqes së saj të varfër, dhe i tha:

Nëna ime e bleu një makine të re dhe ajo është më e pasur se nëna e jote..

Nëna ime e solli në shtëpi, një shërbëtore të re që ajo të përkujdeset për ne, kur ajo është në punë..

Pra nëna ime, është më e pasur se nëna jote..

Nëna ime solli në shtëpi një kuzhinier të shkathët që të na përgatit ushqim të shijshëm..

Ajo është më e pasur se nëna jote..

Nëna ime solli motër medicinale që të përkujdeset për gjendjen tonë kur të jemi të sëmurë..

Ajo është më pasur se nëna jote..

Nëna ime na solli një mësues të ri që të na përsërit mësimet..

Pra ajo, është më e pasur se nëna jote..

– Nxënësja e varfër e ndërpreu duke i thënë:

Nëna ime na e përgatit ushqimin më të mirë, ajo përkujdeset për neve, ajo rrinë tanë natën zgjuar dhe përkujdeset për shëndetin tonë dhe ajo na përsërit mësimet e tona.

Krejt këtë e bën vetvetiu, pa ndihmën e askujt!!

Më mjafton dashuria e saj ndaj neve dhe ajo është pasuria e saj më e madhe!

Ajo na jep neve bukë të nxehtë, kurse ajo e ha të djeshmit!

Ajo na jep neve mishin e pulës, kurse për veti i ha krahët e pulës!

Na jep neve ilaçe dhe para neve e fsheh sëmundjen e saj!

Na blen neve rrobe të reja, kurse para syve tanë i fsheh kundrat e saj të copëtuara!

Më vjen keq shoqja ime.. nëna ime është shumë më e pasur se nëna jote!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post KUSH ËSHTË MË E PASUR, NËNA IME APO NËNA JOTE!! first appeared on Thirrja Islame.]]>
JETA JOTE BASHKËSHORTORE ËSHTË E SHTRENJTË, MOS E SHKATËRRO!! https://www.thirrjaislame.com/jeta-jote-bashkeshortore-eshte-e-shtrenjte-mos-e-shkaterro-2/ Sun, 03 Dec 2017 13:20:00 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=20164

Gruaja e mençur, e vendos sheqerin në çdo gjë që ia thotë burrit, dhe e largon kripën, nga çdo gjë që ia thotë asaj burri! Në këtë mënyrë e vazhdon jetën!! Begati e madhe e Allahut është nëse asaj i jepet mendjemprehtësia, që ajo të mendon para se të punon! Në këtë mënyrë, ajo nuk […]

The post JETA JOTE BASHKËSHORTORE ËSHTË E SHTRENJTË, MOS E SHKATËRRO!! first appeared on Thirrja Islame.]]>

Gruaja e mençur, e vendos sheqerin në çdo gjë që ia thotë burrit, dhe e largon kripën, nga çdo gjë që ia thotë asaj burri!

Në këtë mënyrë e vazhdon jetën!!

Begati e madhe e Allahut është nëse asaj i jepet mendjemprehtësia, që ajo të mendon para se të punon! Në këtë mënyrë, ajo nuk e shkatërron jetën e saj bashkëshortore, dhe e përballon çdo fjalë që ia thotë burri, në momente nervoze dhe zemërimi! Fillimisht, këtë e bën duke shpresuar shpërblim tek Allahu, e pastaj, për ta mos humbur jetën e saj në momente zemërimi dhe nervoze.

Ki kujdes motër që mos ta humbësh jetën dhe mbretërinë tënde, për hir të egos dhe dinjitetit tënd!

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e cek se një njeri i tha të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, më porosit me diçka! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Mos u zemëro!”. Dhe ia përsëriti disa herë duke i thënë: “Mos u zemëro!”.

Pra, bëje urtësinë dhe durimin nga cilësitë e moralit tënd!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post JETA JOTE BASHKËSHORTORE ËSHTË E SHTRENJTË, MOS E SHKATËRRO!! first appeared on Thirrja Islame.]]>
E KE MUNDËSINË TA RESPEKTOSH NËNËN TËNDE!! https://www.thirrjaislame.com/e-ke-mundesine-ta-respektosh-nenen-tende/ Sun, 03 Dec 2017 13:18:58 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=19596

Rrëfen një djalosh dhe thotë: Gjatë periudhës kur isha më i ri, shpesh u largoja nga shtëpia dhe rrija deri vonë jashtë. Kjo e hidhëronte tepër nënën time. Nuk haja në shtëpi, shumicën e ditës e kaloja duke fjetur, dhe natën u kthehesha shumë vonë, pasi që flinte nëna ime. Nuk i lash zgjidhje tjetër, […]

The post E KE MUNDËSINË TA RESPEKTOSH NËNËN TËNDE!! first appeared on Thirrja Islame.]]>

Rrëfen një djalosh dhe thotë: Gjatë periudhës kur isha më i ri, shpesh u largoja nga shtëpia dhe rrija deri vonë jashtë. Kjo e hidhëronte tepër nënën time. Nuk haja në shtëpi, shumicën e ditës e kaloja duke fjetur, dhe natën u kthehesha shumë vonë, pasi që flinte nëna ime. Nuk i lash zgjidhje tjetër, përveç se para se të flenë, të fillon të ma shkruan një letër dhe atë ta ngjitë  në derën e frigoriferit. Letra ishte një lloj udhëzimi që të më njofton për vendin e ushqimit dhe llojin e tij, që kur të kthehem ta marrë dhe të ha.

Me kalimin e ditëve letra filloi të rritet dhe kërkesat të shtohen. Nëna filloi nga unë të kërkon që edhe rrobat e palara t’i vendosi në një vend të posaçëm dhe t’i veshi ato të pastrat, dhe po ashtu të më njofton për takimet e rëndësishme që i kisha brenda dite!

Në këtë gjendje më kaloi një periudhë e gjatë e rinisë sime, derisa një natë kur u ktheva në shtëpi, si zakonisht e gjeta letrën të ngjitur në derën e frigoriferit. Më erdhi mërzi ta lexoj dhe shkova të fli!! Në mëngjes, u habita kur prindi im më zgjoi nga gjumi dhe e pashë se  lotët i rrjedhnin nga sytë. Më tha: Nëna jote ka ndërruar jetë!!

Sa dhembje të madhe më dha ky lajm! Prapë e mbajta veten, derisa e varrosëm dhe i pritëm njerëzit për ngushëllim. Në mbrëmje u ktheva në shtëpi, dhe në gjoksin tim kishte mërzi të madhe dhe pikëllim të pa përshkruar. U shtrira në krevatin tim dhe papritmas mu kujtua diçka! Mu rikujtua letra e nënës time e ngjitur në derën e frigoriferit! U ngrita shpejt dhe shkova te kuzhina, dhe e mora letrën dhe fillova ta lexoj! Këtë herë më kaploi një mërzi tepër e madhe! Në letër nuk kishte urdhra, e as njoftime, e as këshilla! Në të ishte e shkruar vetëm se kjo: “Po ndjehem e lodhur. Diçka nuk jam mirë! Kur të kthehesh më zgjo që të më dërgosh deri në spital!!”.

Ky djalosh e humbi mundësinë ta respekton nënën e vet, mirëpo ti e ke këtë mundësi. Për këtë arsye shfrytëzoje, dhe mos e lejo veten ta humbësh këtë mundësi të artë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post E KE MUNDËSINË TA RESPEKTOSH NËNËN TËNDE!! first appeared on Thirrja Islame.]]>
MBULESA QË KA NEVOJË PËR MBULESË! https://www.thirrjaislame.com/mbulesa-qe-ka-nevoje-per-mbulese/ Mon, 13 Nov 2017 11:47:51 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=25973

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve. Ndërsa përshëndetjet dhe bekimet qofshin për Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, familjen dhe shokët e tij. Nuk e di se ç’ndodh me mendjen e disa grave myslimane sot?! Pothuaj nuk gjen as një në mesin e dhjetë grave e cila ka shpëtuar nga sëmundja e mbulesave të zbukuruara. […]

The post MBULESA QË KA NEVOJË PËR MBULESË! first appeared on Thirrja Islame.]]>

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve. Ndërsa përshëndetjet dhe bekimet qofshin për Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, familjen dhe shokët e tij.

Nuk e di se ç’ndodh me mendjen e disa grave myslimane sot?! Pothuaj nuk gjen as një në mesin e dhjetë grave e cila ka shpëtuar nga sëmundja e mbulesave të zbukuruara. E sa sëmundje e pashërueshme, e rrezikshme dhe ngjitëse që është kjo gjë, e cila i ka kapluar shumë prej grave të sotme, e sidomos ato të cilat nuk kanë imunitet të dijes dhe dinjitetit. Kjo është një sëmundje e rrezikshme e cila e shkundë fushiqëm mbulesën e shëndoshë, si dhe ia ngritë shkallën e temperaturës njeriut i cili i shikon ato gra. Disave ua ngritë shkallën e temperaturës nga zemërimi për paditurinë sheriatike të atyre grave në lidhje me mbulesën, e disave nga gëzimi për dukjen e saj që e shohin.

A e di, oj myslimane, rrezikun e paditurisë tënde ndaj mbulesës sheriatike? Si duhet të jetë ajo? Cilat janë kushtet e saj? A nuk ke menduar ndonjëherë se këtë mantel të cilin ti e veshë, kush është ai që e ka obliguar? Përse e ka bërë obligim (farz)? Dhe si duhet të jetë? Mendoj se nuk je xhahile, ngase e shoh se ti ke një post të caktuar: udhëheqëse, drejtoreshë, mësuese, menaxhere, mjeke, infermiere, studente, etj. Prandaj, po të pyes: Ç’të mashtroi, oj myslimane? A deri në këtë shkallë manipulojnë me ty njerëzit e pasioneve dhe epshit, dhe pronarët e dyqaneve, kështu që joshesh pas çdo mode destruktive?! Vallahi, çuditërisht, shohim ndonjë prej myslimaneve të sotshme, kur marrin në dorë ndonjë mantel mbrëmjeje, të qendisur, vezullues, me rruaza dhe i ngushtë me korse, i hapur nga mbrapa apo nga anash, i zbukuruar nga para dhe mbrapa prej lartë e deri poshtë, i zbukuruar me dantellë, dhe gjëra të ngjashme me këto, e veshë para teje, dhe del një myslimane tjetër dhe thotë: Ky është mantel! Apo thotë: Ky është hixhab (mbulesë)!!

Assesi dhe assesi!!! Ky mantel që në realitet është vetëm një fustan, ka nevojë për një mantel tjetër sipër tij për ta mbuluar atë… për t’i fshehur zbukurimet e tij… për t’ia humbur shkëlqimin… Madje, fatkeqësisht duhet thënë, për t’ia mbuluar vrimat, nëpërmjet të cilave dallohet ngjyra e bluzës apo fustanit nën të. Ky, vallahi, nuk është hixhab, e as mantel mbulues, por është vetëm një fustan, i cili ka nevojë për një mbulesë.

Mendo pak, oj motër myslimane, se si kanë qenë hapat e shejtanit në luftimin e mbulesës, me të cilën All-llahu na ka nderuar. Mendoj që ti nuk je aq naive sa të mos e kuptosh se ai mantel për të cilin fola më parë dhe të cilin edhe ti vetë e ke parë, është një mënyrë për ta luftuar mbulesën e shëndoshë dhe të vërtetë, dhe është një mënyrë, e cila me ose pa dashje, bëhet për zhdukjen e mbulesës së vërtetë dhe zhvleftësimin e pozitës së saj në shpirtin e gruas myslimane. Kjo mënyrë e tyre nuk ka qenë edhe aq e mençur, por që ka pasur efektin e saj te gratë e pakujdesshme të cilat nuk e kuptojnë ç’domethënie ka manteli dhe ç’domethënie ka mbulesa (hixhabi). D.m.th., ka pasur efekt tek ato gra të cilat mbulesën e konsiderojnë si traditë, e jo si ibadet.

Në fillim fare, ata kishin për qëllim reforma në dukjen e mantelit dhe mënyrën e veshjes së tij, kështu që fillimisht ata nuk patën mundësi t’i ikin mantelit të zi e të gjatë, që nuk tërheq vëmendje dhe që është tejet tradicional. Por, më pas ata vazhduan hap pas hapi duke e shkurtuar dhe duke e bërë me materiale më të holla. Por kur e panë se manteli i shkurtër nuk pati aq sukses dhe i gjati kërkohej më shumë, atëherë e bënë të gjatë por me një vijë nga mbrapa, e më pas shkuan duke i shtuar vijat dhe kaluan në materialin e mëndafshit. Kur panë se nuk ka zëra kundërshtues, dhe se shumë prej grave e pëlqejnë dhe veshin këtë lloj manteli, atëherë u hap dera e haramit dhe ai që më parë e ulte shikimin, filloi të shikojë në haram, dhe kështu u përhap rrjedha e belave dhe sprovave duke ndërruar modele dhe ngjyra të ndryshme me shkëlqim, dhe më pas me dantellë të bukur në mëngë, e më në fund me material të tejdukshëm dhe me qendisje të thurur nga mbrapa dhe para.

Ndërkaq, ca vajza “më të civilizuara” dhe më elegante veshin ca mantela të hapur, pjesët anësore të të cilave nuk takohen njëra me tjetrën, e të mos flasim për shamitë e bukura të cilat kanë një dukje të shkëlqyer dhe kombinim perfekt me mantelin në fjalë, i cili bartë emblemën e markës më të mirë dhe koleksionit më të ri të mantelave.

Ndërsa për sa i përket mënyrës së veshjes, All-llahu na ruajt nga vogëlsia e mendjeve. Nganjëherë xhunga duket në maje të kokës, nganjëherë më poshtë, e nganjëherë duket mjekra dhe qafa, nganjëherë manteli lëshohet mbi supe, nganjëherë mbështillet për trupi shtrëngueshëm duke nxjerrë në shesh vijat e trupit, e nganjëherë e ngritë më lartë me gishta, sikur të jetë duke kaluar mbi ndonjë ujë apo duke kaluar ndonjë pengesë, e kështu me radhë.

Ngadalë… ngadalë oj motër… Përse e bën këtë? A nuk të mjafton fustani si zbukurin i lejuar me të cilin bën ç’të duash në shtëpinë tënde, ndërsa shejtani të mashtroi duke të të ofruar një veshje sikur kjo (mantel-fustan) dhe mënyrë të këtillë të veshjes, e cila e tërheq vëmendjen e burrave?! Ku është mendja? Ku është turpi, madje ku është frika nga All-llahu? Ku është kujdesi për mbulesën?!

Dijetari i njohur, Muhammed ibën Salih El-Uthejmini, All-llahu e mëshiroftë, u pyet: Cila është dispozita e mantelit të zbukuruar me rruaza e të qendisura duke e vendosur mbi supe dhe vendosja e shamisë duke e mbështjellur kokën me të, pa mos e lëshuar teposhtë mbi gjoks?

Ai u përgjigj: “Nuk ka dyshim se veshja që përmendët është zbukurim i pispillosur, ndërsa All-llahu i Madhërishëm ka thënë: Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme.” (El-Ahzab 33). Po ashtu ka thënë: “Le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre.” (En-Nur 31). Pra, përderisa All-llahu i Madhërishëm ua ka ndaluar grave të pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem të shfaqin stolitë e tyre si shfaqej në injorancën e hershme dhe ua ka ndaluar grave të besimtarëve të mos e shfaqin bukurinë dhe stolitë e tyre, atëherë kjo është argument se çdo gjë që është zbukurim dhe stoli, nuk lejohet shfaqja e tyre para burrave të huaj ngase konsiderohet pispillosje. Duhet ditur se sa më larg fitnes që të jetë veshja e gruas, aq më e vlefshme, më e mirë, më afër devotshmërisë dhe më e lidhur me All-llahun e Madhërishëm është ajo.”

Ndërkaq, Komisioni i Përhershëm i Fetvave në krye me Shejh Abdul-Aziz ibën Baz, All-llahu e mëshiroftë, është pyetur: A lejohet që gruaja të veshë rroba të ngushta?

Përgjigjja: “Gruas nuk i lejohet të dalë para burrave të huaj dhe të dalë nëpër rrugë e tregje e veshur me rroba të ngushta të cilat ia përkufizojnë dhe përshkruajnë vijat e trupit, ngase kjo i jep statusin e një gruaje lakuriqe dhe të asaj që provokon burrat!! Kjo ndikon deri te paraqitja e një sherri të rrezikshëm.”

Nuk do ta zgjas më tepër duke të të përmendur fetva të dijetarëve të nderuar, duke e pasur parasysh se dijetarët kanë dhënë fetva të shumta në lidhje me ndalesën e këtij lloji të mantelit si dhe për mënyrën e veshjes provokuese, si vendosja e tij mbi supe, ose mbështjellja e tij rreth trupit në një mënyrë të caktuar, lëshimi i zgjatur i shamisë së mëndafshtë pa përfillur asnjë rregull, e kështu me radhë.

E nëse ti thua: Tregu e ofron këtë lloj manteli… Nuk gjej dot lloj tjetër!! Unë po të them: Kjo nuk është kurrnjëfarë arsyetimi, është arsyetim i kotë dhe i papranueshëm! Përse ne nuk diktojmë veshjen të cilën e duam dhe të cilën islami e ka caktuar për ne?! Si thua, nëse ata sjellin mantele akoma më të këqija se këto, a do t’i kishe veshur me këtë arsyetim iluzionar… Ky është një argument i keq, dhe një arsyetim akoma më i keq sesa vetë mëkati. Vallahi, nëse nuk gjen mantel të përshtatshëm që të mbulon trupin ashtu si duhet, atëherë obligim e ke të qepësh vetë një mantel, që i plotëson kushtet e mbulesës islame. Kujdes dhe kujdes, oj motër myslimane nga këto mantele. Dije se ato janë haram, dhe me veshjen dhe promovimin e tyre, ti i mëkaton All-llahut të Madhërishëm. Po ashtu nëse bëhesh shembull i këtij lloj të veshjes për të tjerat, ti e bartë mëkatin e tyre pa mos iu mangësuar atyre mëkati aspak. Më e mira është të veshësh mbulesë të zezë, e cila nuk tërheqë vëmendjen e burrave, dhe të jetë pa vija, pa bula, pa zbukurime, pa dantellë dhe pa shenjë të markës dalluese të ndonjë dyqani prestigjioz me të cilin krenohesh. Nëse dëshiron ndryshimin nga e mira, atëherë ku je me veten? Ku je ndaj zbukurimit (me vepra të mira) për ditën kur do të dalësh para All-llahut?? Dhe për në fund, dije se, prej kushteve të mbulesës së saktë është të mos jetë stoli në vete, dhe të mos jetë diçka që tërheqë vëmendje.

O All-llah, unë e komunikova atë që duhet! O All-llah, Ti dëshmo për këtë!

 

www.thirrjaislame.com

Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

The post MBULESA QË KA NEVOJË PËR MBULESË! first appeared on Thirrja Islame.]]>