Shetitje në kopshtin Zoologjik 17 Nëntor 2012

Me iniciativën e xhamisë:” Hoxhë Abdulkadër Arnauti” u organizua shëtitje në kopshtin zoologjik me nxënësit që vijojnë mësim besimin në këtë xhami, vizita u realizua më 17 nëntorë 2012 nën udhëheqjen e hoxhë Dhulkarnejn Ramadanit dhe hfz. Gazmend Tërstena, ku në mes tjerash nxënësit u njoftuan me argumentet Kuranore dhe hadithet Profetike që kanë të bëjnë rreth kafshëve. Prezent në këtë shëtitje ishin 25 nxënës, ndërsa këtu ju paraqesim disa fotografi që u realizuan gjatë shëtitjes. Qëllimet e vizitës së kopshtit zoologjik ishin: 1. Bindja e nxënësve se Allahu i ka krijuar njerëzit në formën më të bukur dhe i ka dalluar nga shumë krijesa duke përfshirë edhe kafshët. 2. Shpjegimi i haditheve ku Pejgamberi s.a.v.s ka folur për kafshët . 3. Relaksimi i nxënësve pas mësimit që kanë bërë

==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO