Nxënësi optimal

Sjellja e nxënësit

E gjitha ajo që kemi folur më lart për sjelljen e mësuesit duhet që të njejtën gjë të posdon ehe nxënësi. Prej sjelljeve të nxënësit është që të largohet nga shkaqet që e angazhojnë nga mësimi, përveç diçkaje që është me nevoj të patjetërsueshme, gjithashtu duhet që të pastron zemren e tij nga veset e këqija që mund të pranon Kur’anin dhe të mëson përmendësh atë në mënyrë që të ketë rezultat, transmetohet se i dërguari i Allahut ka thënë “Në trup është një muskul që nëse ai përmirësohet, përmirësohet i gjithë trupi, ndërsa nëse ai prishet, prishet i tërë trupi, e ai muskul është zemra”.

Është thënë një fjalë e urtë që thotë – përgatite zemrën për dituri sikur e përgatit tokën për të mbjellur. Nxënësi duhet që të jetë modest dhe i sjellshëm ndaj mësuesit të vet edhe nëse është më i rij se ai në vite ose me më oak autoritet apo devotshmëri. Gjithashtu duhet të bëhet modest ndaj diturisë në mënyrë që ta posedon atë sepse një fjalë e urtë thotë – “Dituria është e vështirë për mendjemadhin, sikur që është e vështirë uji të rjedh drejt vendeve të larta”. Duhet që nxënësi ti bindet mësuesit të tij dhe të konsultohet me të për çështjet e veta, të pranon fjalët e tij sikur që pranon fjalën një i sëmurë nga ndonjë mjek i sinqertë.  

Vlerësimi i diturisë:


Nga sjelljet e mira që duhet patur parasysh është që mos të nënçmohet dituria, në mënyrë që njerëzit të shkojnë tek njeriu që posedon dituri dhe të përfitojnë prej tij edhe nëse nxënësi posedon ndonjë post udhëheqësie ose ndokush tjetër pos tij. Dituria duhet mbrojtur nga nënçmimi në të njejtën mënyrë si kanë mbrojtur të parët tonë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, tregimet e të cilëve janë të shumta për nga ky aspekt.

Sjellja e nxënësit me shokët e tij


Duhet qe të sillet mirë me shokët e tij dhe ata që prezentojnë në mësimet e hoxhës, kjo është prej sjelljes me hoxhën dhe me vendin e mësimit, ulet para hoxhës siç ulen nxënësit, e jo sikur mësuesi, nuk e ngrit zërin e tij tepër pa nevojë, nuk qeshet, nuk flet pa nevojë, nuk luan me duart e tij, nuk kthehet djathtas apo majtas pa nevojë, por është i kthyer kah hoxha duke i ndëgjuar fjalët e tij.

Mësuesi kompetent dhe respekti i nxënesit për të

Nuk duhet që të jep mësim vetëm ai që është kompetent, është fetar, është i njohur, të dihet se është i mborjtur prej mëkatëve, ka thënë Muhamed ibn Sirini r.a. dhe Malik ibn Enesi dhe të tjerë nga të parët se dituria është fe, dhe kujdesuni prej ku e merni fenë tuaj. Nxënësi duhet të shiqon mësuesein e tij me respekt, të jetë i bindur se ai është kompetent dhe i përshtatshëm, sepse vetëm kështu mund të përfiton nga mësuesi i tij. Shembulli më i mirë për këtë janë të parët tanë të cilët për mësuesit e tyre jepnin lëmoshë dhe thonin – “O Zot mbuloja të metat mësuesit tim dhe mos e largo mirësinë e tij prej meje”

Ka thënë Rabiu, nxënësi i imam Shafiut r.a. – “Nuk mund të pija ujë derisa më shikonte Imami, si rezultat i prestixhit të tij”.

Transmetohet nga prijësi i besimtarëve Aliu r.a. se ka thënë – “Nga e drejta e dijetarit është që kur të përsëndesish njerëzit atë ta veçosh, të ulesh para tij, mos të bëjsh me shenjë para tij, të mos debatosh me të, apo të citosh ndonjë fjalë të dikujt tjetër në prani të tij, të mos përgojosh ndokënd në prani të tij, largimi nga të folurit fshehurazi, të mos e kapësh për rroba, të mos e teprosh me kërkesa, dhe nëse është i lodhur mos e shoqëro!

Përktheu nga gjuha arabe :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com