Thirrja Islame
…Diçka që keni kërkuar
Thirrja Islame
Kështu vepron gruaja e mirë …
By
admin 4
on September 28, 2019
Gruaja mund ta bëjë veten të dashur për bashkëshortin duke i ndarë me të gëzimet dhe pikëllimet e tij. Ajo i bashkohet atij në aktivitete të kohës së lirë dhe në punën e tij të përditshme, si për shembull në lexim, sport, pjesëmarrje në tubime dhe ligjërata, e kështu me radhë. Kështu që bashkëshorti i saj ndihet se ai nuk është vetëm në kënaqësinë e tij me gjërat e mira në jetë. Ai po i ndan këto kënaqësi me një grua besnike, inteligjente dhe të dashur. Fakti se i Dërguari alejhi selam garoi me Aishen më shumë se një herë tregon se Islami i nxit të dy bashkëshortët të ndajnë gëzimin dhe lumturinë e njëri-tjetrit në jetë, pasi kjo ka ndikim të fuqishëm në thellimin e ndjenjave të tyre për njëri-tjetrin dhe në forcimin e lidhjeve midis tyre.
Ashtu siç merr pjesë në gëzimet e tij, ajo i ndan me të edhe brengat dhe shqetësimet dhe vjen tek ai me fjalë ngushëllimi, maturie dhe këshilla të urta, së bashku me një mbështetje të sinqertë emocionale.
Përshtati:
Thirrja Islame
Gruaja dhe Familja
Share
Related Posts
ÇUDI ME ATË BURRË, I CILI KËRKON DHE NUK JEP!!
AJO ËSHTË MBRETËRESHË
NGA MIRËSITË E MBULESËS
SI TË JAPIN GRATË SADAKA!!
JETA JOTE BASHKËSHORTORE ËSHTË E SHTRENJTË, MOS E SHKATËRRO!!
KUSH ËSHTË MË E PASUR, NËNA IME APO NËNA JOTE!!
JETA JOTE BASHKËSHORTORE ËSHTË E SHTRENJTË, MOS E SHKATËRRO!!