HADITHI nr.116 – nga Libri Rijadus Salihin

116. Transmetohet nga Aishja r. anha se ka thënë: “Pasi u shpall surja En-Nasr (“Kur vjen ndihma e fitorja e All-llahut”), i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. nuk ka falur asnjë namaz e të mos ketë thënë: “Suhbhaneke rabbena ve bi hamdike, All-llahummagfir lî” (Lavdia të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falënderuar. O Allllahu im, më fal) (Muttefekun alejhi) Sipas një transmetimi tjetër, në dy sahihët nga Aishja r.a. transmetohet: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. shpeshherë thonte në kërrusjet (ruku’) dhe në sexhdet e tij: “Subhânekallllahumme rabbenâ ve bihamdike, All-llahummagfir lî” (Lavdia të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falënderuar, O All-llahu im, më fal), duke e bërë kështu te’vîl Kur’anin. Te’ vîl i Kur’anit do të thotë: veprim i asaj që urdhërohet në Kur’an sipas fjalëve të Lartmadhërishmit: “Fe sebbih bihamdi rabbike ve-stagfirhu” (Ti madhëroje Zotin tënd me lavdëresa dhe kërko falje nga Ai) Sipas një transmetimi të Muslimit i Dërguari i Allllahut s.a.v.s. e shpeshtoi të thonte para se të vdesë: “Subhânekall-llahumme ve bihamdike estagfiruke ve etûbu ilejke” (Lavdia të qoftë Ty, All-llahu im, dhe qofsh i falënderuar, te Ti kërkoj falje dhe pendohem) Aishja r.a. thotë: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’janë këto fjalë të reja që po i thua?” (Pejgamberi) Tha: “Mua më është dhënë një shenjë (alamet) për umetin tim, që kur ta shoh, të them: “Idhâ xhâe nasrull-llahi ve-l-fet’hu” (Kur vjen ndihma e All-llahut dhe fitorja) e deri në fund të sures.” Ndërsa sipas një transmetimi, po ashtu të Muslimit, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. shumë herë thonte: “Subhânall-llahi ve bihamdihî, Estagfirull-llahe ve etûbu ilejhi.” (Lavdia i qoftë All-llahut dhe qoftë i falënderuar, kërkoj falje nga All-llahu dhe tek Ai pendohem) Ka thënë (Aishja): “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, po të shoh shpesh se thua: “Subhanallllahi ve bihamdihî. Estagfirull-llahe ve etûbu ilejhi?” Pejgamberi tha: “Më ka lajmëruar Krijuesi im se unë do të shoh një shenjë (alamet) në umetin tim, dhe kur ta shoh atë ta shpeshtoj thënien: “Subhanall-llahi ve bihamdihi. Estagfirullahe ve etûbu ilejhi.” Unë e kam parë atë, e ajo është: “Idhâ xhâe nasrulllahi ve-l-vet’hu.” (Kur vjen ndihma e All-llahut dhe fitorja. Dhe i sheh njerëzit që po hyjnë në fenë e All-llahut grupegrupe.
Ti madhëroje Zotin tënd me lavdëresa dhe kërko falje nga Ai! Ai me të vërtetë e pranon pendimin.)  (en-Nasr: 1-4)).