HADITH nr. 29

Nga Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

“‘O Resulull-llah, më trego një punë që do të më shpie në xhennet, kurse do të më largoj nga zjarri.’ Ai tha: ‘Ke pyetur për një çështje të madhe, kurse ajo është e lehtë për atë kujt All-llahu ia lehtëson: Adhuroje All-llahun dhe mos i shoqëro asgjë, kryeje namazin, ndaje zekatin, agjëroje ramazanin, vizitoje Ka’ben.’ Pastaj tha: ‘A dëshiron të të udhëzoj në dyert e dobisë: agjërimi është mburojë, sadaka i anulon mëkatet sikur që uji e fik zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësi të natës.’ Pastaj lexoi: ‘Ata ngriten nga shtretërit’ dhe lexoi deri sa nuk arriti deri te fjala ‘ja’melune’ (es-Sexhde, 16-17), pastaj tha: ‘A dëshiron të ta tregoj kreun e çështjes, shtyllën e saj dhe kulminacionin e saj?’ U përgjigja: ‘Gjithqysh o Resulull-llah!’ Në këtë ai tha: ‘Kreu i çështjes është islami, shtylla e tij është namazi, kurse kulminacioni i tij është xhihadi.’ Pastaj tha: ‘A dëshiron të të tregoj mbi thelbin e gjithë kësaj?’ Thashë: ‘Gjithqysh o Resulull-llah!’, kurse ai e kapi gjuhën e tij dhe tha: ‘Ruaje këtë.’ I thashë: ‘O Pejgamberi i Zotit, a thua edhe për këtë përgjegjës do të jemi?’ Ai tha: ‘Të pastë nëna (Zoti të dhashtë jetë) o Muadh! A thua diç tjetër i hedh njerëzit në zjarr përveç gjuhëve (thënieve) të tyre të këqia’.”

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është hasen sahih)