Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

A e dini se ?

Duke ngrënë vetëm një grusht bajame në ditë, nuk e keni idenë çfarë të mire i bëni vetes. Ideale, për shumë gjëra.

1. Në lidhje me zemrën

Bajamet rrisin HDL, kolesterolin e mirë, dhe mbajne ne nivele të ulët LDL kolesterolin e keq. Si rezultat, rreziku i sëmundjeve të zemrës është ulur. Vetëm duke ngrënë një grusht bajame çdo ditë.

2. Ndihmon në humbje peshe

Edhe pse bajamet kane nivele te larta yndyre, ndihmojne per te humbur peshe. Bajamet përmbajë yndyra te ngopura te cilat bejne te ndiheni te ngopur shpejt e ne kete menyre te ndaloni mbingrenien. Per kete nuk duhet te kalohet masa nje grusht ose 12 kokrra.

3. Ideale për diabetikët

Bajamet kane shume proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato jane ideale për diabetikët dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.

4. Kujdesi i lëkurës

Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaj dhe qumeshti i bajameve jane nga perberesit kyesore ne prodhimet e kremarave te lekures. Produktet e bajames mbrojne lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.

5. Mban ulur presionin e gjakut

Bajamet kane shume kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët te natriumit bajamja eshte ideale si ushqim.

6 Ndalon kancerin e zorrës së trashë dhe kapsllëkun

Bajamet janë të pasura me fibra. Fibrat e bajames ndihmojne në rregullimin e brendshem dhe pastrojne traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojne trupin tonë per të luftuar kancerin e zorrës së trashë.

7. Bajamet në shtatzani

Bajamet përmbajnë acid folik. Acidi folik është thelbësor per mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës ne menyre te shëndetshme duke parandaluar defekte të tilla si problemet me zemrën, defekte të trurit dhe shumë më tepër.

8. Përforcues të energjisë

Bajamet përmbajë mangan, bakër dhe riboflavin që i bëjnë ato perforecues te energjisë. Kur te ndiheni te lodhur hani nje grusht bajame me mire sesa te konsumoni psh pije energjike.

9. Ushqimi i trurit

Bajamet shume mire kontribuojnë në zhvillimin e trurit. Ato përmbajë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhir që të çon në kujtesë të mirë. Në fakt, disa e konsiderojnë si një ushqim i domosdoshem për fëmijët në rritje.

10. Mjekësia kineze

Mjekësia tradicionale kineze përdor bajamet si tonik për të lehtësuar spazmat, ënjtjet, zemrën dhe muskujt.

Comments are closed.