Çdo vit, më shumë njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës se çdo shkaktar tjetër. Fatkeqësisht, rreziku për sëmundje të zemrës varet tek disa faktorë që nuk i kemi nën kontroll, si mosha apo historia shëndetësore e familjes. Gjithsesi, edhe faktorë të tjerë, si duhanprirja dhe niveli i aktivitetit fizik janë pjesë e rrezikut dhe mund të bëjnë një diferencë të madhe.

“Në 80% të kohës, sëmundja e zemrës është e parandalueshme”, thotë kardiologia Suzanne Steinbaum, zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

“Edukimi dhe ndërgjegjësimi janë shumë të rëndësishëm, pasi me informacione ne mund të ndryshojmë rezultatet e sëmundjeve të zemrës”.

Prandaj kardiologët ju sugjerojnë që të dini këto 4 numra shëndetësor shumë të rëndësishëm: tensionin e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak, të kolesterolit dhe indeksin e masës trupore. Të marra së bashku, këto statistika mund t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Tensioni i gjakut – Forca që ushtron gjaku në muret arteriale.

Numri ideal: 120 / 80 mm Hg

Nëse tensioni është më i lartë se aq, rritet rreziku për atak në zemër dhe goditje në tru. (Lexoni – 7 mënyra natyrale për uljen e tensionit të gjakut.)

Sheqeri në gjak – Niveli i sheqerit (ose glukozës) në gjak, e matur nga hemoglobina AIC ose matjet esëll të glukozës në gjak.

Numri ideal: HbAIc më pak se 5.7%, glukoza esëll më pak se 126 mg/dL.

Diabeti diagnostikohet kur HbAIc është 6.5% ose më shumë dhe glukoza esëll është më e lartë se 126 mg/dL. Nivelet  e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë enët e gjakut, dhe ju rrezikojnë nga sëmundjet e zemrës.

Kolesteroli në gjak – Një substancë prej dylli (si yndyra) në gjak.

Numri ideal: Kolesteroli në total 200 mg/dL. Trigliceridet më pak se 10 mg/dL, Kolesteroli i mirë (HDL), mbi 69 mg/dL, Kolesteroli i keq, më pak se 100mg/dL.

Nivelet e larta të kolesterolit mund të pengojnë qarkullimin e gjakut në zemër. (Lexoni- 7 shkaktarët e kolesterolit të lartë).

Indeksi i masës trupore – Një masë e trupit e llogaritur nga pesha dhe gjatësia.

Numri ideal: 18.5-24.9

Indeksi më i madh (mbi 25 konsiderohet mbipeshë, ndërsa mbi 30 obezë) rrit rrezikun për zhvillim të sëmundjeve të zemrës.

 Burimi: Prevention / http://shendeti.com.al/