Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

5 ushqimet që lehtësojnë dhimbjet nga fibromialgjia (sëmundja e dhimbjes së gjithë trupit)

Fibromialgjia është një sëmundje ligështuese nga e cila vuajnë më shumë se 5 milionë njerëz në të gjithë botën, shumica e të cilëve janë femra. Sëmundja karakterizohet nga dhimbje kronike, dobësi të muskujve, probleme me gjumin, ankth, depresion, probleme gastrointestinale etj, dhe në shumë raste nuk funksionojnë edhe ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve.

Rezulton që kurat natyrale për fibromialgjinë mund të ndihmojnë në rastet kur mjekimet farmaceutike nuk munden. Një studim i fundit ka zbuluar se gratë që e praktikojnë jogën për 75 minuta dy herë në javë raportuan lehtësim të konsiderueshëm të dhimbjeve.

Përveç jogës, edhe disa ushqime janë një burim i mirë i enzimave natyrale, përbërësve anti-inflamatorë dhe antioksiduesve që mund të lehtësojnë dhimbjet dhe ënjtjet, ndërkohë që merrni të gjitha lëndët ushqyese të shëndetshme. Nëse vuani nga fibromialgjia, mos u kufizoni asnjëherë në këto ushqime.

Fiq

Fiqtë përmbajnë acid malik dhe ficin, një enzimë anti-inflamatore që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe problemeve të tjera të shkaktuar nga inflamacioni. Ata përmbajnë gjithashtu nivele të larta të magnezit dhe manganit, dy minerale që njerëzit të cilët vuajnë nga fibromialgjia shpesh kanë mungesë të tyre. Fiqtë e freskët ofrojnë nivelet më të larta të këtyre mineraleve dhe enzimave.

Spinaq dhe perime të gjelbra

Mungesa e magnezit është shumë e zakonshme tek pacientët që vuajnë nga fibromialgjia. Spinaqi dhe perime të tjera të gjelbra janë burime shumë të mira të magnezit. Vetëm 1 kupë me spinaq të gatuar mund të lehtësojë simptomat e shkaktuara nga nivelet e ulëta të magnezit, si lodhje, dhimbje të muskujve, pagjumësi dhe stress.

Spec i kuq djegës

Spec ii kuq djegës përmban një përbërës të quajtur kapsaicin, i cili nëse aplikohet tek kyçet, mund të lehtësojë dhimbjet e shkaktuara nga fibromialgjia. Mund të blini krem të përgatitur me kapsaicin dhe aplikojeni tek kyçet 3-4 herë në ditë. Ose bëni vetë një pure me spec të kuq djegës dhe aplikojeni tek pjesët ku keni dhimbje.

Ananas

Vetëm 1 filxhan nga ky frut i vendeve tropikale përmban një sërë enzimash dhe mineralesh që lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga fibromialgjia. Një nga këto enzima është bromelain, ndihmon për të ulur inflamacionin dhe ënjtjen. Ananasi përmban gjithashtu sasi të larta të manganit, që është shumë i rëndësishëm në formimin e kolagjenit në trup. Një filxhan me ananas të frskët siguron 100% të sasisë së rekomanduar të manganit.

Drithë i zhveshur

Dhimbja e muskujve dhe lodhja janë simptomat më të dukshme të fibromialgjisë, prandaj është mirë që të shtoni sa më shumë drithë në dietën tuaj. Ata përmbajnë acid malik, që lufton lodhjen, lehtëson dhimbjet e muskujve .

Burimi: Prevention / Shendeti.com.al

Comments are closed.