Home / Tema Islame / Kur'an / Kurani i Madhërueshëm

Kurani i Madhërueshëm

Një prej mirësive të Allahut për njeriun është se Ai nuk e ka lënë njeriun në këtë jetë pa udhëzues por ka dërguar kohë pas kohe profetë të cilët transmetojnë prej Allahut të madhëruar një prej librave të Tij në të cilët i fton njerëzit për të adhuruar vetëm Allahun, i paralajmëron ata që i kthejnë shpinën kësaj rruge të drejtë dhe i përgëzon ata që e ndjekin këtë rrugë.

Një prej mirësive të Allahut për njeriun është se Ai nuk e ka lënë njeriun në këtë jetë pa udhëzues por ka dërguar kohë pas kohe profetë të cilët transmetojnë prej Allahut të madhëruar një prej librave të Tij në të cilët i fton njerëzit për të adhuruar vetëm Allahun, i paralajmëron ata që i kthejnë shpinën kësaj rruge të drejtë dhe i përgëzon ata që e ndjekin këtë rrugë.E gjithë kjo për tu treguar atyre argumentet që të mos kenë justifikim tek Allahu ditën e Gjykimit. Allahu i Madhëruar ka thënë : “Këta janë profetë përgëzues dhe paralajmërues që njerëzit mos kenë justifikim para Allahut pas ardhjes së profetëve” [En-nisa 165]. Njerëzimit gjatë kohërave i dërgonte Allahu profetë të cilët drejtonin njerëzit e asaj kohe në rrugën e drejtë dhe u mësonin atyre rrugën ideale të jetës. Çdo profet dërgohej për popullin e vet deri sa dërgoi Allahu profetin tonë Muhamedin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem për mbarë njerëziminpër të plotësuar vazhdimësinë e dërgesës së profetëve dhe për ta vulosur atë dhe i dha atij librin e fundit Kur’anin e lavdishëm. Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Shembulli im me profetët që ishin para meje është si shembulli i një personi që ndërtoi një shtëpi. E plotësoi atë përveç një cepi në të cilin mungonte një tullë.Njerëzit vinin rreth e qarkë shtëpisë, e pëlqenin atë dhe thoshin : Ah sikur të ishte edhe kjo tulla këtu në këtë vend. Unë jam kjo tulla, unë jam vula e profetëve” [1].Muhamedi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ishte profeti i fundit dhe libri që i dha Allahu atij ishte libri i fundit dhe i përgjithshëm për mbarë njerëzimin deri ditën e Kijametit.

Argumentet që e vërtetojnë këtë gjë nga Kur’ani dhe Sun-neti janë të shumëta. Allahu i Madhëruar ka thënë : “Thuaj : O njerëz unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju” [El Ea’raf 158]. Gjithashtu ka thënë : “I lavdëruar është Ai që i zbriti robit të Tij Furkanin që të jetë paralajmërues për mbarë botërat” [El Furkan 1].

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Çdo profet dërgohej tek populli i vet në veçanti ndërsa mua më dërgoi Allahu tek mbarë njerëzia” [2].

Pas tij nuk ka asnjë dërgesë tjetër. Allahu i Madhëruar ka thënë : “Muhamedi nuk ishte babai i asnjërit prej burrave tuaj por ishte i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve” [El Ahzab 4].

Prandaj nuk është çudi që Kur’ani të ketë përfshirë të gjitha rregullat e nevojshme për njeriun në këtë jetë dhe në jetën tjetër duke përfshirë të gjitha fetë e tjera qiellore. Allahu i Madhëruar ka thënë : “Ai ka ligjëruar për ju atë porosi të cilën ia dha edhe Nuhut, atë që t’a shpalli ty, atë porosi që ia dha edhe Ibrahimit, Musait dhe Isait, ngrijeni fenë dhe mos u përçani në të”. [Esh-shura 13].

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem i ka sfiduar arabët dhe mbarë njerëzimin me anë të Kur’anit sepse e zbriti Allahu me gjuhën e tyre. Arabët ishin njerëzit më elokuetë dhe merreshin shumë me letërsi e me gjithë këtë ata nuk mundën të bëjnë një libër si Kur’ani, madje as të bëjnë dhjetë sure si ai madje as edhe një sure të vetme. Kështu që u vërtetua humbja e sfidës dhe fitorja e Kur’anit dhe profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e kështu u sigurua vërtetësia e profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe e Kur’anit të lavdishëm.

Allahu i Madhëruar e kishte caktuar që Kur’ani do qëndronte i pa ndryshuar ndër kohëra pa u devijuar. Do transmetohej në formë muteuatire ndër kohëra. Kjo veçori nuk i përkiste asnjë libri tjetër para Kur’anit sepse ato ishin libra të përkohshëm. Allahu i Madhëruar ka thënë : “Ne e kemi zbritur Dhikrin (Kur’anin dhe Sun-netin) dhe ne do ta ruajmë atë” [El Hixhr 9].

Kur’ani nuk ishte zbritur vetëm për njerëzit por ishte edhe për xhindët : “(Përkujto) kur ne të sollëm një grup xhindësh të cilët po dëgjonin Kur’anin dhe kur u afruan thanë : Heshtni. Kur ai mbaroi u kthyen tek populli i tyre paralajmërues. Thanë : O populli jonë ne kemi dëgjuar një libër që është zbritur pas Musait vërtetues i librave të mëparshëm. Ai udhëzon tek e vërteta dhe tek rruga e drejtë. O populli jonë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besojeni atë”. [El Ahkaf 29-31].

§ Përkufizimi i Kur’anit.

Fjala Kur’an në gjuhën arabe vjen nga fjala karra’a që dmth lexoi dhe këndoi. Kështu që fjala Kur’an dmth : lexim dhe këndim me kuptimin që ky është libër që lexohet dhe këndohet. Disa dijetarë kanë thënë që ky libër është quajtur kështu sepse ai ka përfshirë thelbin e të gjithë librave të mëparshëm madje të të gjitha njohurive për të cilat ka nevojë njeriu të të jetë i lumtur në këtë jetë dhe i shpëtuar në jetën tjetër.

Allahu I Madhëruar ka thënë : “Ne ta kemi zbritur librin sqarim për çdo gjë” [En-nahl 89]. Gjithashtu ka thënë : “Ne nuk kemi lënë mangët në libër asgjë”. [El En’am 38].

Këto ishin disa të dhëna nga ana gjuhësore e fjalës Kur’an ndërsa nga ana terminologjike ose nga ana fetare përkufizimi më i përafërt për Kur’anin është ky përkufizim që vijon :

“Kur’ani është fjala e Allahut të cilin ia zbriti Muhamedit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem me leximin dhe këndimin e të cilit njerëzit e adhurojnë Allahun”

Kur themi që Kur’ani është “fjala e Allahut” dmth ai nuk është fjalë e krijesave. Kur themi që “është i zbritur” dmth që nuk është i krijuar siç pretendojnë grupet e humbura por është i zbritur prej Allahut. Kur themi që i ka “zbritur Muhamedit” për të treguar se qëllimi ynë në këtë përkufuzimin nuk janë librat e mëparshëm që u janë dhënë profetëve të tjerë edhe pse ato janë fjalë e Allahut gjithashtu, por që nuk i janë zbritur porfetit tonë sal-l Allahu alejhi ue sel-lem.

Shejhul Islam Ibnu Tejimja ka treguar besimin e Ehli Sun-netit dhe Xhematit në lidhje me Kur’anin e lavdishëm në librin e tij “Akideja e Uasiti” ku thotë : “Gjithashtu hyn në besimin ne Allahun dhe librat e Tij : Besimi se Kur’ani është fjalë e Allahut të cilin e zbriti . Nuk është i krijuar . Prej Tij filloi dhe tek Ai do kthehet dhe se Allahu e shprehu atë më të vërtetë. Gjithashtu (hyn edhe besimi se) ky Kur’an të cilin ia zbrit Muhamedit sal-l Allahu alejhi ue selem është fjala e Allahut me të vërtetë jo fjala e dikujt tjetër . Nuk lejohet te thuhet që Kur’ani është shprehje e fjalës së Allahut ose kuptimi i saj. Edhe pse njerëzit e lexojnë ose e shkruajnë nëpër libra kjo nuk e nxjerr atë nga te qenurit fjalë e Allahut në realitet. Sepse fjala i dedikohet atij që e thotë fillimisht e jo atij që e transmeton prej të parit. Kur’ani është fjalë e Allahut me shkronjat dhe kuptimet e tij. Nuk është vetëm shkronjat ose vetëm kuptimet [3].

Kur themi : “me anë të të cilit adhurohet Allahu” kemi për qëllim të mënjanojmë nga ky përkufizim hadithet Kudsij. Ato edhe pse janë fjalë e Allahut, nuk lejohet që njeriu t’i këndojë në namaz gjithashtu njeriu nuk shpërblehet për leximin e tyre aq sa shpërblehet për leximin e Kur’anit. Allahu e di më mire.

Përgatiti: Abdurrahim Balla

www.teuhidi.com

[1] Mut-tefekun Alejhi     [2] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.     [3] Siç pretendojnë grupet e humbura.

About admin

ki ka qen i Jasirit