Home / Tema Islame / Sunnet / Hadithi 43: Shitja e arit dhe argjendit

Hadithi 43: Shitja e arit dhe argjendit

Feja islame bën thirrje në ndihmesë ndërmjet anëtareve të shoqërisë. Gjithashtu na tërheq vërejtjen nga çdo shfrytëzim i nevojtarit. Prej shfrytëzimeve që ka tërhequr vërejtjen më shumë, dhe ka ndaluar rreptësishtë është që t’i jep një njeri dikujt borxh me kusht që kur të ja kthen borxhin, të ja kthenë më shumë. Kjo në gjuhën fetare quhet kamatë, ose ndryshe quhet fajde. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën”, gjithashtu ka thënë: “e humbë Allahu kamatën dhe e shtonë lëmoshën”, gjithashtu ka thënë:” o ju të cilët keni besuar keni frikë Allahun dhe braktisni atë çka ka mbetur(prej kohës së injorancës)nga kamata, nëse jeni besimtarë”.

Nëse disa marrëveshje të tregtisë të dërgojnë në kamatë, ose janë  shkak për kamatë, këtë e ka ndaluar feja Islame, dhe ka tërhequr vërejtje përveç nëse është me kushte dhe me kufizime.
Transmetohet nga Ebi Bekra r.a.se ka thëne: ka thënë i dërguari alejhi selam : “mos e shitni arin me ari përveç njëjtë me njëjtë(barabartë),dhe as argjendin me argjend përveç njëjtë me njëjtë(barabartë),dhe shitni arin me argjend edhe argjendin me ari si të doni”.
Dobitë e hadithit:

  • Shitja e arit me ari, ose shitja e argjendit me argjend ose shitja e njërës për tjetrën, tek dijetarët quhet shkëmbim. Dhe kushtëzohet në të që të jenë të njëjta, mundësia e zgjedhjes dhe marrja(kapja)në vend nëse nuk ndryshon lloji. Ndërsa lejohet që të ketë diference por kushtëzohet mundësia e zgjedhjes dhe marrja në vend nëse ndryshon lloji.
    Sikur që konsiderohet fetarisht kjo lloj shitblerje kamatë, nëse bjen në të kuptimi i kamatës. Në qoftë se ndodh diferenca nëse lloji është i njëjte, ose caktohet afati në ndonjë marrëveshje edhe nëse lloji është i njëjte apo lloji i ndryshëm. Edhe kjo është e ndaluar fetarisht sepse është shkak që të dërgon në kamatë. Ka thënë i dërguari alejhi selam : “shitja e arit me ari është kamate përveç, merr dhe merr”, gjithashtu tha: “shitja e argjendit është kamatë përveç merr dhe merr”, gjithashtu ka thënë:” ari me ari dhe argjendi me argjend,…sasi e njëjte me të njejt,një lloj me një lloj, kush shton, ose kërkon shtesë ai ka hyrë në kamatë”d.m.th.ka bërë mëkatin e kamatës.
    Dijetarët kamatën e ndajnë në dy pjesë:
    Kamata e diferencës apo shtesës: është kur lloji është i njëjte mirëpo shtohet njëri kompensim më shumë se tjetri.
    Kamata e vonimit: ndodhë kur caktohet afat në marrëveshje edhe nuk bëhet marrja në vend, edhe nëse është lloji i njëjtë apo lloji i ndryshëm, edhe nëse barazohet pesha apo ndryshon pesha.
    Shkurtimisht dispozita në këtë lloj shitblerje është: se ndalohet fetarisht diferenca edhe vonimi, nëse lloji është i njëjtë në të dy kompenzuesit siç është ari me ari ose argjendi me argjend. Ndërsa lejohet diferenca dhe ndalohet fetarisht vonimi, nëse ndryshojnë lloji në dy kompenzuesit siç është shitja e arit me argjend dhe e kundërta.
  • Sipas dijetarëve Hanefij: shembulli i arit dhe argjendit është sikur shembulli i çdo sendi që matet dhe çdo send që peshohet, ndërsa sipas dijetarëve Shafii: çdo send që hahet edhe çdo send që ka vlerë. Në atë shitblerje që gjenden dy defekte  ndalohet në të diferenca dhe vonimi, ndërsa në atë në të cilën gjendet një defekt lejohet në të diferenca mirëpo ndalohet vonimi, ndërsa nëse nuk gjendet asnjëra nga dy defektet atëherë lejohet diferenca edhe vonimi.
    Defektet sipas Hanefijve jane:se kompenzuesit janë masa edhe pesha nëse është lloji i njëjte, ndërsa defektet sipas Shafive jane:se kompenzuesit janë send qe hahet apo edhe send që ka vlere nëse është lloji i njëjte.
    Të dy medhhebet në këtë çështje argumentohen me hadithin që e transmeton imam Muslimi edhe imam Ahmedi nga Ubade ibn Samit r.a.se ka thënë: ka thënë i dërguari alejhi selam :”ari me ari,argjendi me argjend, gruri me grurë,elbi me elb,hurma me hurma,krypa me krypë,(lejohet)njëjtë me njëjtë, njëlloj me njëlloj, dorë në dorë, nëse ndryshojnë këto lloje shitni siç te doni nëse është dore në dorë”.
  • Hadithi na tregon për shtengimin e fesë islame edhe për kujdesin e saj në çështjen e kamatës, si dhe mbylljen e çdo dere që të dërgon deri atje.
  • Lehtësimi i islamit edhe gjerësia e tij në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, në largimin e njerëzve nga sendet e dyshimta, vendosja e rregullave, dhe sigurohet largimi nga të ndaluarat.

 

Nga arsbishtja :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

About Fatmir Idrizi