Home / Tema Islame / Sunnet / Hadithi 41: Dinjiteti i muslimanit

Hadithi 41: Dinjiteti i muslimanit

Feja islame i edukonë pasuesit e vetë që të kenë dinjitet dhe çiltërsi në brendësinë dhe të jashtmen e tyre.Prandaj nuk është i kënaqur që pasuesit e tij të e nënçmojnë veten e tyre duke kërkuar pasuri prej dikujt tjetër,duke e shtrirë dorën e që ndoshta  kthehen duarzbrazur.Në këtë mënyrë e  humbasin krenarinë e tyre.Allahu thotë:”krenaria i takon Allahut,të dërguarit të tij dhe besimtarëve”.
Në të njejtën kohë dëshiron nga muslimani që të jetë pjesë e dobishme e shoqërisë,që ti bëj dobi vetes dhe të tjerëve, të merr pjesë në ndërtimin e tij,të mëson të tjerët nga përvoja dhe puna e tij ashtu sikur merr nga përvojat e të tjerëve dhe puna e tyre.Për këtë arsye ka kërkuar nga muslimani punën dhe zhvillimin duke i përvelur krahët për aktivitet që ti bënë dobi popullit të tij dhe ta largojë veten e tij nga kërkimi prej njerëzve, nga nënçmimi i vetes dhe mos të jetë ngarkesë për ata.
Kjo është që tregohet në hadithin në vijim:
Transmetohet nga ebu Hurejra r.a. se i dërguari a.s ka thënë:”pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im,të merr dikush nga ju litarin dhe të bartë dru në shpinën e tij,është më mirë për të se sa të shkon te një njeri të i kërkon,pamvarësisht i jep gjë ose jo”.
Dobitë e hadithit:

1)Nxitja për tu larguar nga kërkimi prej njerëzve,edhe nëse njeriu detyrohet që të punon punë të rënda në kërkimin e furnizimit.
2)Nxitja për punë,qartësimi se jeta më e mirë është kur ushqehesh nga puna e dorës tënde,edhe nëse është profesion i thjeshtë në sytë e njerëzve.Transmeton Buhariu se i dërguari a.s ka thënë:”Davudi alejhi selam nuk ka ngrënë vetëm se nga puna e dorës së tij”.Transmetohet nga Omer ibn Hattabi r.a. se ka thënë:”fitimi që përmban diçka nga poshtërimi është më e mirë se të kërkuarit nga njerëzit”.
3)Prej dobive të punës dhe fitimit është se nuk ke nevoj për njerëzit e pasur,dhe ke mundësi të japësh lëmoshë ndaj të varfërve.
4)Thonë disa dijetarë se puna e dorës është fitimi më i mirë,disa të tjerë kanë thënë tregtia është më e mirë,e disa të tjerë thonë se bujqësia është më e mirë se është më afër mbështetjes ndaj Allahut.Në të gjitha këto profesione ka mirësi ndoshta ndonjëra në ndonjë kohë është më e mirë se tjetra,dhe anasjelltas sipas nevojës së popullit dhe dobisë që e sjell.Transmeton Muslimi nga ebu Hurejra r.a.se i dërguari a.s ka thënë:”Zekerija alejhi selam ka qenë zdrukthtarë”.
5)Lejimi i fitimit nga të lejuarat,ose gjërat që nuk janë pronë e askujt,sikur drujt,kullosat që dalin në toka që nuk jane pronë e dikujt.
6)Muslimani është krenarë dhe dinjitoz,nuk duhet të pranon të punojë  në vende që e nënçmojnë atë,për të fituar ndonjë gjë prej kësaj bote,qoftë pak apo shumë.
7)Vlera e punës në jetë,nevoja e njerëzve për punë,sepse nëse humbet puna prishet jetesa dhe dobësohet populli.

 

Nga arabishtja: Ibrahim Sherifi

About Thirrja