Home / Hadithe / Rijadus Salihin / HADITHI nr.468 – nga Libri Rijadus Salihin

HADITHI nr.468 – nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kaloi nëpër treg, kurse njerëzit ishin tubuar rreth tij. Pastaj kaloi pranë një cjapi të ngordhur me veshë të vegjël, e kapi për veshi dhe tha: “Cili prej jush dëshiron ta marrë për një dirhem?” I thanë: “Askush prej nesh nuk jep për të asgjë, çka mund të bëjmë me te?” Pastaj tha: “A doni të jetë juaji?” Thanë: “Pasha All-llahun, edhe të ishte i gjallë, ishte me të meta, me veshë të vegjël, e lëre më i ngordhur!” Atëherë tha: “Pasha All-llahun, kjo botë, vërtet për Allllahun është më e pavlefshme sesa ky (cjap) për ju.”

About Thirrja