Home / Tema Islame / Sunnet / Hadithi 37: Dënimi i mosdhënësit të zeqatit

Hadithi 37: Dënimi i mosdhënësit të zeqatit

Islami është feja e ndihmesës dhe barazisë shoqërore ndërmjet njerëzve. Për këtë arsye, Allahu xh.sh. e ka bërë obligim zeqatin në pasurinë e te pasurve, për t’i përmbushur nevojat e të varfërve dhe e ka bërë atë shtyllë prej shtyllave të Islamit dhe e drejtë e të varfërve dhe nevojtarëve. Nëse të pasurit nuk e japin zeqatin me dëshirë, u merret me fuqi. Nëse kanë pasuri të dukshme, u humbet shpërblimi. Nëse nuk e kanë pasurinë të dukshme dhe as nuk e japin me dorën e tyre, atëherë do të dënohen në boten tjetër me dënim shumë të dhembshëm.
Në hadithin në vijim na tregohet për një lloj prej dënimeve që e shijojnë mosdhënësit e zeqatit. Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: Ka thënë i Dërguari: Kujt i jep Allahu pasuri dhe nuk e jep zeqatin e saj, i paraqitet në Ditën e Kiametit sikur një gjarpër me kokë të verdhë dhe me dy pika mbi sy, e shtrëngon për fyti, pastaj e kafshon në faqen e tij dhe i thotë: Unë jam pasuria jote e rrojtur. Pastaj e lexoi (ajetin) “dhe mos ta llogaritin ata që janë koprracë…

Dobitë e hadithit:

  1. Zeqati është prej shtyllave të Islamit. Nxjerrja dhe dhënia e zeqatit është obligim prej obligimeve më të rëndësishme, sepse një kërcënim i rëndë dhe dënim i dhembshëm nuk bëhet vetëm se për atë që i lë obligimet;
    2. Nxitja për nxjerrjen e zeqatit për të shpëtuar nga dënimi që e pret Ditën e Kiametit për atë që është koprrac për dhënien e tij në këtë botë;
  2. Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca e atomit, që do të thotë se nuk i humbin askujt te drejtat;
    4. Është obligim për myslimanin që t’i ndihmon vëllait të tij, t’ia jep dorën e ndihmesës, t’ia largon brengat, t’ia lehtëson telashet;
    5. Feja islame e bën që njeriu ta kritikon veten e tij, që buron nga besimi në Allahun e lartësuar të cilit nuk i fshihet asgjë. Ne besojmë se Ditën e Kiametit do të japim llogari për çdo send;
    6. Koprracia nuk është prej cilësive të besimtarëve. Ai e di që pasuria është e Allahut, Ai ia jep kur të dojë dhe ia merr kur dojë, dhe ia kthen atë shumëfish për atë që e shpenzon në rrugë të tij;
    7. Pasuria të cilës i jepet zeqati nuk konsiderohet e deponuar edhe nuk dënohet njeriu dhe as nuk pyetet për ruajtjen e saj;
    8. Ditën e Kiametit ka lloj-lloj dënimesh dhe nuk është i kufizuar vetëm në zjarrin e xhehenemit;
    9. Kush e kryen një krim ose e lë ndonjë obligim dhe pastaj shpëton prej drejtësisë në këtë botë, le të mos mendojë se ka shpëtuar, por kjo është një humbje e madhe, atë ditë kur e pret dënimi i dhembshëm dhe nuk do t’i bëjë dobi as pasuria as shoqëria.

 

Përktheu nga arabishtja: Ibrahim Sherifi

About Thirrja