Home / Hadithe / Rijadus Salihin / HADITHI nr.431 – nga Libri Rijadus Salihin

HADITHI nr.431 – nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli r.a. se ka thënë: “Kisha  hipur në gomar pas Pejgamberit s.a.v.s. kur më tha: “O Muadh, a e di cila është e drejta e All-llahut ndaj robërve të Tij, dhe çka është e drejta e robërve ndaj All-llahut?” Thashë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Tha: “Vërtet, e drejta e All-llahut ndaj robërve është që ata ta adhurojnë dhe mos t’i shoqërojnë asgjë, kurse e drejta e robërve ndaj All-llahut është që mos t’i dënojë ata që nuk i shoqërojnë asgjë.” Thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a t’i përgëzoj njerëzit?” Tha: “Mos i përgëzo, që të mos mbështeten në të.”  (Muttefekun alejhi)

About Thirrja