Home / Hadithe / Rijadus Salihin / HADITHI nr.425 – nga Libri Rijadus Salihin

HADITHI nr.425 – nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s duke thënë: “All-llahu e ka ndarë mëshirën e Tij në njëqind pjesë. Nëntëdhjetë e nëntë i ka
mbajtur për Vete, kurse vetëm një pjesë e ka lëshuar në Tokë. Nga ajo pjesë të gjitha krijesat mëshirohen mes veti, saqë edhe kafsha e ngre thundrën (këmbën) nga i vogli i saj nga frika se mos e lëndon.”

Kurse, sipas një transmetimi tjetër: “Vërtet All-llahu i ka njëqind mëshira (rahmete), dhe vetëm një prej tyre e ka lëshuar në mes xhinëve, njerëzve, kafshëve dhe insekteve. Me atë një
mëshirë duhet në mes veti duhen dhe mëshirohen dhe me të egërsira e do të voglin e saj. Kurse nëntëdhjetë e nëntë mëshirat e
tjera All-llahu i ka lënë për mëshirë ndaj robërve të Tij në Ditën e Gjykimit.” (Muttefekun alejhi)

Kurse Muslimi transmeton nga Selman el-Farisiu r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar ka njëqind mëshira; prej tyre një mëshirë është me të cilën mëshirohen krijesat mes veti, kurse nëntëdhjetë e nëntë për Ditën e Gjykimit.” Kurse, në një transmetim tjetër: “Vërtet All-llahu i Madhëruar kur i ka krijuar Qiejt dhe Tokën, i ka
krijuar edhe njëqind mëshira. Secila mëshirë mbulon mes Qiellit dhe Tokës. Vetëm një mëshirë e ka lëshuar në Tokë, me të cilën
nëna e mëshiron fëmijën e saj, egërsirat dhe shpezët mëshirohen në mes veti, ndërsa në Ditën e Gjykimit do të plotësohet krejtësisht mëshira.”

About Thirrja