Home / Aktivitete / 2017 / Iftari Shkup 2017 – Sh.Q.”Thirrja” [FOTO]

Iftari Shkup 2017 – Sh.Q.”Thirrja” [FOTO]

Falënderuar qoftë Allahu që na furnizon me mirësitë e tij në mënyrë të vazhdueshme. Këtë herë jemi mirënjohës ndaj tij që na mundësoi për të realizuar iftarin madhor për nder të muajit të Ramazanit. Ky është një iftar tradicional që po organizohet vite me radhë nga Sh.Q. Thirrja. Edhe këtë vit u nderuam me mysafirë të ndryshëm nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga, Ulqini, si dhe nga Shqipëria dhe Kosova, kështu duke i unifikuar në një tryezë rreth 650 besimtarë myslimanë, në krye me moton “Uniteti, simboli i fuqisë”. Nuk i mungoi edhe bërthama këtij iftari, e që është programi i zhvilluar gjatë iftarit, ku u krijua një atmosferë e këndshme me lexim të Kuranit, këndim të ilahive dhe fjalime rasti nga disa hoxhallarë. Shprsojmë që Allahu të jetë i kënaqur me këtë vepër dhe njëherit kjo të jetë institucion i unifikimit të zemrave të besimtarëve myslimanë.

==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO

About Thirrja