Home / Hadithe / Rijadus Salihin / HADITHI nr.398– nga Libri Rijadus Salihin

HADITHI nr.398– nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Usame ibn Zejdi r.a. të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s na dërgoi në Hurek (lagje e fisit) të Xhuhejnes, e ne herët në mëngjes u takuam në ujin e tyre. Unë dhe njeri prej ensarëve e kapëm njërin prej tyre, e pasi e paaftësuam, ai tha: “LA ILAHE IL-LALL-LLAH” (Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut). Atëherë, ensariu u përmbajt, kurse unë gjuajta me shigjetën time dhe e vrava. Kur u kthyem në Medinë, Pejgamberi s.a.v.s. mësoi për këtë ngjarje dhe më tha: “O Usame, a e vrave pasi ka thënë La ilahe il-lall-llah?” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai këtë e ka thënë për t’u mbrojtur.” Pejgamberi s.a.v.s. më tha: “A e ke vrarë pasi ka thënë La ilahe il-lall-llah?”Atëherë, këtë fjalë e ka përsë- ritur aq shumë, saqë dëshirova të mos e kisha pranuar Islamin deri atë ditë.” (Muttefekun alejhi) E sipas një transmetimi: “Pastaj i Dërguari i All-llahut s.av.s. tha: “A tha La ilahe il-lall-llah dhe ti e vrave?” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai këtë e ka thënë nga frika prej armës.” Tha: “A mos ia hape zemrën e tij që ta dije a e ka thënë apo jo?!” Vazhdimisht e përsëriti, saqë dëshirova që Islamin ta kisha pranuar atë ditë.” 

About Thirrja 1