Home / Tema Islame / Sunnet / Hadithi 31: Çështje që nuk i din askush përveç Allahut

Hadithi 31: Çështje që nuk i din askush përveç Allahut

Njeriu din aq sa ka dëshiruar Allahu që të din,arrin njeriu me shqisat e tij aq sa dëshiron Allahu të arrij ,dhe gjithë kjo është pak në krahasim me diturinë e Allahut gjithëpërfshirëse . Allahu disa dituri i ka mbajtur vetëm për vete dhe nuk ua ka treguar robërve të Tij.
Transmetohet nga Ibn Omeri r.a. se ka thënë: ka thënë i dërguari a.s: “çelësat e diturisë së fshehtë(gajbit) janë pesë dhe nuk i din askush përveç Allahut, askush nuk e din çka do të ndodhë nesër, askush nuk e din çka ka në mitra, njeriu nuk e din çka do të bënë nesër,njeriu nuk e din se në cilin vend do të vdesë,askush nuk e din se kur vjen shiu”.
Dobitë e hadithit:

1) Dituria e Allahut: dituria e Allahut është cilësi e Tij vetore e vjetër,që i shpalos të dhënat krejtësisht,obligimet,të lejuarat,të pamundurat,nuk i fshehët diturisë së Allahut asgjë në tokë e në qiell,ka thënë i Lartësuari:” me të vërtetë Allahu din çdo send”.
Gjithçka që dinë njerëzit është nga ajo që ua mëson Allahu,ka thënë i Lartësuari:” nuk ngërthejnë asgjë nga dituria përveç aq sa donë Allahu”.Gjithashtu:”nuk u është dhënë nga dituria përveç se pak”.
Ajo që Allahu e ka veçuar veten e Tij dhe nuk ia ka treguar askujt është me të vërtetë shumë,p.sh.: askush prej njerëzve nuk i din ushtarët e Allahut,njeriu nuk e din gjendjen e vetes së vet,askush prej krijesave nuk e din kur është kiameti ,askush prej njerëzve nuk e din thelbin e shpirtit. Nga ajo që e ka veçuar Allahu veten e Tij dhe nuk ia ka mësuar askujt prej krijesave janë pesë gjëra:
a) askush nuk e din çka do të ndodhë nesër: e nesërmja është e ardhmja,kjo është e fshehur dhe ende nuk ka ardhur dhe prej kah ka me e ditur njeriu atë, ka thënë i Lartësuari:”Dijetari i fshehurisë dhe nuk ia tregon fshehurinë e Tij askujt përveç kujt donë prej pejgambereve “. Nga kjo e dimë se parashikuesi i së ardhmes, dhe shikuesi i yjeve janë gënjeshtarë,sepse pretendojnë se e dinë të ardhmen. Disa njerëz e kanë pyetur të dërguarin për fallxhorin,dhe tha:”kush shkon tek fallxhori dhe e pyet atë për diçka nuk i pranohet atij namazi katërdhjetë ditë”Transmeton Muslimi.
Kur i thanë atij : o i dërguari i Allahut ata fallxhorët dhe parashikuesit na tregojnë ndonjëherë diçka që del e vërtetë,tha :”ajo është një fjalë që ia përcjellë xhini shokut të tij sikur zëri i pulës,dhe me atë i përziejnë njëqind gënjeshtra”.Transmeton Muslimi.
Nga këtu e kupton gënjeshtrën e disave që pretendojnë se dinë të ardhmen e afërt apo të largët, disa që i thonë vetes pejgamber(ose parashikues).
b) askush nuk e din çka ka në mitër: mitra është vendi ku bashkohen sperma e mashkullit me vezoren e gruas dhe nga kjo bëhet fëmiu në një gjendje që nuk e sheh syri as nuk e kapin shqisat dhe nuk e din askush se çka do të jetë ky fëmijë mashkull apo femër, jetëgjatë apo jetëshkurtër,i ngjashëm me babanë apo me nënën,besimtar apo mohues,i lumtur apo i dëshpëruar, thotë Allahu:”Ai është i cili ju formon në mitra ashtu siç dëshiron”.
Kanë thënë dijetarët: nëse thotë mjeku që nëse është gjiri i djathtë i nxirë ai është djalë e nëse është gjiri i majtë atëherë është femër,gjithashtu thonë: nëse gruaja është më e rëndë kah ana e djathtë është vajzë,duke pretenduar se kjo është si zakonisht e jo patjetër atëherë ai mjek nuk bën kufër  as gjunah.
c) nuk e din njeriu çka bën nesër:nuk e din askush çka do të i ndodh atij apo prej tij në të ardhmen,vepër e mirë apo e keqe,furnizim me bollëk apo pak,sprovë apo qetësi,vdekje apo jetë, ka thënë i Lartësuari në gjuhën e të dërguarit:”nëse e kisha ditur të fshehurën do te kisha bërë vepra të mira edhe nuk do të më kaplonte e keqja”.
d) nuk e din njeriu ku do të vdesë:nuk e din askush ku e ka mbarimin në këtë tokë,ku do ta ketë varrin, njeriu mundet të jeton kohë të gjatë në një vend pastaj nevoja e nxjerr nga ai vend dhe pastaj shkon në ndonjë vend tjetër dhe atje vdes dhe atje varroset. Ka thënë i dërguari:”nëse ja ka caktuar Allahu vdekjen dikujt në ndonjë vend ia bën që të ketë nevojë për të shkuar atje”,ka thënë i Lartësuari:”thuaj: nëse jeni në shtëpitë e juaja do të dilnin prej saj ata të cilëve u është shkruar vdekja”.
e) nuk e din askush kur vjen shiu:nuk e din askush saktë se kur dhe ku do të bie shi,as sa është sasia e tij as lloji i tij, atë çka e thonë astronomët nga shpejtësia e erës dhe bartja e mjegullave është mendim shkencor,shpeshherë flasin diçka që i takon të fshehurës,dhe nuk emërtohet shkencë dhe nuk ndërtohet mbi të dispozita,nëse thotë një astronom se nga ajo që ai posedon në shumicën e rasteve bie shi atëherë nuk bën ai kufër as mëkat.

 

Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

www.thirrjaislame.com

About Thirrja