Home / Tema Islame / Sunnet / Hadithi 27 : Ditët e bajramit janë ditë feste dhe gëzimi, dispozita e këndimit në festa.

Hadithi 27 : Ditët e bajramit janë ditë feste dhe gëzimi, dispozita e këndimit në festa.

Patjetër qe muslimani të ketë ditë feste dhe  të gëzohet në të, sidomos kur  kryen ndonjë adhurim sikur që është agjërimi,  haxhi apo kur vepron ndonjë vepër të preferuar si sunetimi apo martesa.
Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thënë: hyri i dërguari alejhi selam tek dhoma ime dhe tek unë ishin dy vajza te vogla këndonin për ditën e Buathit , ai u mbështet në shtratin e vet dhe e ktheu fytyrën e tij kah ana e kundërt, hyri Ebu Bekri r.a. dhe më qortoi dhe më tha: a mjetet e djallit në shtëpinë e të dërguarit !? iu drejtua i dërguari atij dhe i tha: leri,kur u qetësua ua bëra me shenjë dhe shkuan, ka qenë ditë feste kur disa zezake luanin me shtiza dhe parzmore dhe nuk e dijë se kam pyetur të dërguarin apo ai më ka pyetur: “a dëshiron të i shikosh”? Thashë: po unë qëndrova pas tij dhe faqja ime e vendosur në faqën e tij, dhe ai tha:”vazhdoni o bijtë e Erfide” (emri i etiopianve), derisa u mërzita tha:”mjafton”,i thashë po atëherë tha:”largohu”.
Dobitë e hadithit:

1)Kënga –  Kënga e cila  ngjall emocione,lëviz njeriun, përshkruan bukurinë e pjesëve te trupit apo veprimin e amoralitetit,apo përshkrimin e alkoolit apo veprave të këqija ,nuk ka dyshim se është e ndaluar (haram) ,nëse ia bashkëngjit edhe instrumentet muzikore atëherë shtohet mëkati,të ardhurat prej saj janë te ndaluara,  edhe për  atë që përfiton dhe për atë që shpenzon.
Dëgjimi i Kuranit të ndershëm i përcjellur me mjete muzikore është mëkat sepse i përngjason këngës.
Ka thënë Allahu i Lartësuar :” Ka prej njerëzve që blejnë fjale te kota që t’i devijojnë tjerët nga rruga e vërtete”. Thotë  Abdullah ibn Mesudi r.a . pasha Allahun që nuk e meriton adhurimin askush pos tij, është për qellim muzika dhe  këtë e përsëriti tri herë, po ashtu të njëjtën e thanë edhe  Abdullah ibn Abbasi, Ikrimeja ,Seid ibn Xhubejr, Hasan el Basriu,edhe të tjerë.

I dërguari alejhi selam thotë :”Do të ketë në umetin tim njerëz që do të lejojnë amoralitetin,mëndafshin,alkoolin edhe mjetet muzikore”.Transmeton Ebu Davudi, dhe Buhariu në mënyrë të komentit.
Katër imamat (e ehli sunetit) janë të pajtimit që është mëkat kënga e cila përmban fjalë te fëlliqura, nxit provokim apo shoqërohet me muzikë.
Ajo çfarë këndonin dy vajzat në shtëpinë e Pejgamberit alejhi selam nuk kanë qenë këngë sikur këngët e sodit, as nuk kane qenë gra, as nuk ka pasur fjalë te këqija e as përshkrim i ndaluar ,por kanë qenë dy vajza të vogla të cilat kanë kënduar poezinë e cila është kënduar për luftën e Buathit dhe padyshim nuk ka pasur mjete muzikore ,mirëpo kane pasur defe pa çampare , të cilat janë lejuar në dasma dhe festa. Gjithashtu lejohet kënga në këto raste me kusht që mos të përmban fjalë nxitëse te provokimit, fjalë amorale, apo muzikë. Dijetaret kanë thënë  se nuk prish pune nëse njeriu këndon në vete për relaksim, gjithashtu edhe gruaja nëse këndon në vete për relaksim apo për fëmijën e saj, apo të ngjashme siç është këndimi i gruas ne dasmë ne mesin e grave me kushtet e lartpërmendura.
Xhabiri r.a. thotë : Keni kujdes nga kënga sepse ajo është prej Iblisit dhe është shirk, nuk këndon vetëm se shejtani.
2) Festa – preferohet që të gëzohemi në festa sepse është prej simboleve te islamit. Transmetohet nga Enesi r.a. se kur ka shkuar Pejgamberi alejhi selam në Medine, ata kanë pasur dy ditë në të cilat  kanë lozur, Pejgamberi alejhi selam ju tha:” ua ka zëvendësuar Allahu këta dy ditë me dy më të mira, ditën e Kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit”. Transmeton Nesaiu.
Kur e qortoi Ebu Bekri r.a. Aishen r.a. për shkak se kënduan  vajzat e vogla Pejgamberi alejhi selam : “O Ebu Bekër çdo popull  ka festat e tyre dhe kjo është festa jone”. Transmeton Buhariu.  Për këtë arsye preferohet që në festa të vishen teshat më të reja ose më të mirat, vizita e të afërmve dhe shokëve duke i përkujtuar dhuntitë e Allahut që ua jep robërve te tij besimtareve qoftë në festen e Kurbanit apo festën e Fitrit (pas ramazanit).
Ka qenë prej shenjave të gëzimit në festë kur i dërguari alejhi selam i lejoi që të luajnë etiopianët në xhami lojën e tyre luftarake,  të mblidhen rreth tyre fëmijët, të shikojnë dhe të mësojnë takimin me armiqtë dhe të  nxisë tek njerëzit shpirtin luftarak për ngritjen e fjalës së Allahut. Vazhdojnë njerëzit në vendin tonë deri në këtë kohë të shfrytëzojnë mbledhjen e njerëzve për festa edhe disa luajnë me shpata dhe mburoja, disa herë me mundje, disa herë me garimin e kuajve apo me gjuajtjen në shenjë.
3) Butësia me gratë -gruaja në kohën e injorancës është  nënçmuar edhe  nënvlerësuar tek arabet dhe popujt tjerë jo arab. Disa prej arabëve vajzat e tyre i varrosnin të gjalla,siç e ka cekur kurani në disa vende. Ka thënë Omeri r.a. : Pasha Allahun nuk i kemi konsideruar gratë asgjë derisa ka zbritur Allahu ajet për to edhe ua ka ndarë atë që ua ka nda atyre. d.m.th. trashëgiminë.

Ka thënë i dërguari alejhi selam: “Më i miri prej jush  është ai i cili sillet më së miri me familjen e vet, dhe unë sillem më së miri me familjen time”. Gjithashtu ka thënë: “Nuk i nderon gratë vetëm se një i ndershëm edhe nuk i nënçmon ata vetëm se një i poshtër”.
Pejgamberi alejhi selam  i ka nderuar shume gratë e tij ,siç tregohet rasti me Aishen r.a. kur garuan një herë jashtë Medines ,larg njerëzve dhe ajo ia tejkaloi Pejgamberit alejhi selam, pas një kohe ai ia tejkaloi Aishes r.a. në luftën e Tebukut.

Mjerë për atë që thotë se islami e nënvlerëson gruan, feja islame e ka bërë të barabartë gruan në çdo send përveç në disa aspekte që i takojnë natyrës së saj si mosmarrja pjesë në luftë dhe mos përzierja me burra. Te humbur janë disa burra që mendojnë se burrëria është në maltretimin apo nënçmimin e femrës.
4) Hadithi tregon se lejohet  baba të edukon vajzën e tij edhe në prezencë të bashkëshortit, edhe nëse burri e braktis edukimin, atëherë kjo është mision i babës.
5) Butësia e bashkëshortit me bashkëshorten e tij, dhe mos marrja në pyetje për sendet që i ka lejuar feja.
6) Pozita e Aishes r.a. te i dërguari alejhi selam .
7) Muslimanet i kanë dy festa që në to gëzohen, vizitohen për mbajtjen e lidhjes farefisnore dhe mbajtjen e afërsisë.
8) Lejohet përgatitja për lufte para se te vjen ajo dhe mbledhja e njerëzve për të shikuar atë .
9) Butësia e të dërguarit alejhi selam  dhe sjellja e mirë të tij.

Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

www.thirrjaislame.com

About Thirrja 1