Home / Shëndetsi / Pijet që forcojnë memorien dhe përqendrimin

Pijet që forcojnë memorien dhe përqendrimin

Jeni në sezon provimesh? Këto janë pijet që ju ndihmojnë do t’ju ndihmojnë të merrni nota të mira

 

Pijet që ushqejnë trurin dhe rrisin përqendrimin

Lëngu i memories

  • 1 mollë jeshile
  • pak spinaq
  • 1 degë rozmarine
  • 1 lugë të vogël Matcha*
  • 1 kastravec
  • pak lëng limoni jeshil

*Matcha është caj jeshil pluhur. Ai shquhet për vetitë e fuqishme të përforcimit të përqendrimit dhe kthjellimit ndërkohë që rrit nivelin e energjisë. Mund ta gjeni tek dyqani Alegria.  Një zgjedhje më ekonomike është çaji jeshil me të cilin mund ta zëvendësoni. Kulloni 1 lugë çaj jeshil në ½ kupë ujë të nxehtë dhe e bashkoni me lëngun e mësipërm.
Rozmarina është erzë e cila përmban vajra volatil që ndikojnë në qendrën e memories. Mjafton edhe të nuhasni këtë bimë dhe mund të merrni efektet e dobishme të saj.

Lëng energjizues

  • 1 panxhar
  • ½ kupë luleshtrydhe
  • ½ banane
  • 1 grusht rukola
  • 1 lugë të vogël fara kerpi*

Përgatitja

  • Shtrydhni rukolën dhe panxharin në një shtrydhëse
  • E kaloni lëngun në blendër dhe bluani përbërësit e tjerë bashkë me lëngun e shtrydhur dhe pak ujë.

*Fara kerpi gjeni tek dyqani Alegria. Ato janë burimi bimor më i pasur i proteinave. Mund t’i zëvendësoni edhe me fara liri.

Lëng rigjenerues

  • 1/3 gotë qumësht të freskët lope
  • 1 shkop kanelle
  • 1 lugë sheqer kaf nga kallam sheqeri
  • 1 të verdhë veze
  • Pak vanilje

Përgatitja

  • Zieni qumështin me kanellën dhe vaniljen. Rrihni vezën me sheqerin. Hiqni qumështin nga zjarri dhe i shtoni ngadalë ngadalë vezën duke përzier. E lini në frigorifer dhe e konsumoni të nesërmen në mëngjes.

Vezët përmbajnë acidin lyror DHA, i cili luan rol kyç në rigjenerimin e neuroneve e vecanërisht në qendrën e memories.

Këshilla të tjera te rendesishme

  • Flini gjumë mjaftueshëm
  • Pini ujë të paktën 2 -2,5 litra në ditë
  • Mos anashkaloni mëngjesin
  • Evitoni konsumin e sheqerit të bardhë dhe ëmbëlsirave
  • Mos rrini më shumë se 3 orë pa ngrënë

    Burimi:Gazeta Shendeti

 

About Thirrja 1