Home / Aktivitete / 2017 / Kursi i Gjuhës Angleze 2016/17

Kursi i Gjuhës Angleze 2016/17

E falënderojmë dhe lavdërojmë Allahun, Zotin e botëve. Ndërsa, paqja dhe bekimet më të zgjedhura qofshin mbi pejgamberin tonë të dashur, Muhamedin s.a.u.s.
Në veçanti e falënderojmë Allahun e Madhëruar, me ndihmën e të cilit arritëm ta përfundojmë Nivelin fillestarë të Kursit të gjuhës angleze, aktivitet ky që filloi në shtator të vitit të kaluar e që përçoi njohuri të gjera bazike deri te nxënës filloristë të klasave të ndryshme, nga e para e deri në të nëntën.
Ndër tjerash, nga Kursi katërmujor nxënësit tanë kishin mundësinë që të absorbojnë dituri të mirëfilltë, sa i takon gjuhës angleze, dhe të fitojnë shkathtësi të ndryshme gjuhësore, edhe atë nga fusha e gjuhësisë, gramatikës, të lexuarit, të shkruarit dhe të të folurit, e tërë kjo mbi bazë të metodave të ndryshme interaktive.
Kjo nuk është gjithçka që kemi ofruar për fëmijët tanë nga ky Kurs. Me lejen e Allahut Fuqiplotë, nga 18 janari do ta vazhdojmë këtë aktivitet, duke e zhvilluar edhe nivelin e dytë, në mënyrë që brezat tanë të rinj të ndërtojnë një bazë të mirë të anglishtes dhe të jenë të përgatitur për inkuadrimin në botën bashkëkohore me të gjitha mundësitë që ajo i ka në dispozicion.

img_0246

==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO

About Reshad