Home / Tema Islame / Edukim dhe pastrim shpirti / PASOJAT E MENDIMEVE TË SËMURA NË SHOQËRI!

PASOJAT E MENDIMEVE TË SËMURA NË SHOQËRI!

– Thonë pasuria është fëlliqësira e dynjasë, kurse Allahu thotë: Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote”. Kef 46.

– Thonë mos ia jep askujt fytyrën, kurse Allahu thotë: Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër”. Huxhurat 10.

– Thonë je tepër i dashur, kurse Allahu thotë: Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje”. Ali Imran 159.

– Thonë se nuk jemi të interesuar të kemi punë me askënd, kurse Allahu thotë: Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!”. Maide 2.

– Thonë mërzia është e lodhshme, kurse Allahu thotë: Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut”. Rad 28.

– Thonë largohu nga ai, s’ke nevojë për të, kurse i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: Nuk lejohet askujt që të mbajë mëri me vëllanë e tij më shumë se tri ditë”.

– Thonë se familjarët janë si akrepat, kurse Allahu thotë: Thuaju: “Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t’u takojë prindërve, farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve. Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë”. Bekare 215.

Fatkeqësisht, shumë nga marrëdhëniet dhe nga lidhjet janë shkatërruar për shkak të mendimeve dhe ideve të sëmura e të devijuara!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

About Tema