Home / Tema Islame / Edukim dhe pastrim shpirti / GJUHA NGA MJALTI DHE GJUHA NGA UTHULLA!!

GJUHA NGA MJALTI DHE GJUHA NGA UTHULLA!!

Ishin dy njerëz, fqinjë i njëri-tjetrit me dyqan, ku njëri prej tyre shiste mjaltë e tjetri shiste uthull. Për çudi ai që shiste uthull kishte shumë myshteri dhe mblidheshin shumë njerëz në dyqanin e tij!

Pronari i dyqanit me mjaltë në vete tha ndoshta çmimi i lartë i mjaltit është sebep i ikjes së njerëzve prej meje.

E mori dhe  e zbriti çmimin e mjaltit, derisa e barazoi me atë të uthullës! Mirëpo, edhe përskaj lirimit dhe zbritjes së çmimit, nuk iu afrua askush dyqanit të tij!

Shkoi te pronari i dyqanit me uthull dhe i tha: Pse njerëzit tubohen kaq shumë te ti, edhe pse ti shet uthull, dhe shija e saj është e thartë dhe era e saj e keqe, kurse unë shes mjaltë dhe askush nuk vjen te unë?!

Iu përgjigj: Unë shes uthull me gjuhë nga mjalti, kurse ti shet mjaltë me gjuhë nga uthulla!

“Zemrat gjithmonë mundesh t’i përfitosh me fjalë të mira dhe me sjellje të mirë ndaj tjetrit!”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

About Tema