Home / Tema Islame / Edukim dhe pastrim shpirti / DO TË VJEN DITA KUR DO TË JESH OFFLINE (I SHKYÇUR)

DO TË VJEN DITA KUR DO TË JESH OFFLINE (I SHKYÇUR)

Do të vjen një ditë kur të gjithë do të shikojnë në emrin tënd dhe atë do ta gjejnë: Offline (i shkyçur)!

Të dashurit e tu të presin të takojnë, po ti nuk do të shkosh.

Do të dërgojnë mesazhe në postën tënde, po ti nuk do t’ju përgjigjesh

Të presin me orë të tëra nëpër rrjete sociale, mirëpo ti, thjesht nuk ju përgjigjesh!

Statusi yt gjithë është: Offline (i shkyçur)!

Atë ditë do të ndërpriten të gjithë aktivitetet e tua në një numër të caktuar, sepse ti je larguar nga kjo dynja!

S’do të kesh mundësi të përgjigjesh në asnjë thirrje apo të komentosh në asnjë status.

Madje, s’do të kesh mundësi të përmirësosh gjë, apo të kërkosh falje, për atë që e bëre një ditë prej ditëve dhe tjetrit i bëre padrejtësi.

Ti nuk do të jesh me ne.. ti je atje, në një gropë të ngushtë!

Pa shok, i vetëm, i mjerë!

Ndoshta pendohesh për veprat që të ikën apo ndoshta ato të shoqërojnë!

Ike nga ne, dhe nuk na mbeti gjë nga ti, përveç asaj që e shkuan duart e tua!

Për këtë arsye, ki kujdes që shkrimet e tua, të jen vepra të mira dhe të vazhdueshme për ty në varr.

Çdo njeri do të llogaritet për veprat e tij!

Shpejto tani të ndryshosh dhe të përmirësohesh, sepse shumë thjesht, tani je: Online (i kyçur)!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

About Tema