Home / Tema Islame / Edukim dhe pastrim shpirti / TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!

TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!

Në shumicën e rasteve me ndërgjegjen tonë sillemi sipas rregullës “të kënaqi që të mashtroj”.

Largohemi nga prindërit dhe e injorojmë vetminë e tyre, dhe nevojat e tyre, dhe pamundësinë e tyre, dhe mallëngjimin e tyre, dhe pastaj i vizitojmë në fund të javës, që të drekojmë me ta dhe t’i shohin fëmijët tanë.. e gjithë kjo për ta kënaqur ndërgjegjen tonë (të kënaqi që të mashtroj)!!

Bëhemi koprracë dhe frikohemi për të hollat e tona, dhe i harrojmë të drejtat e të mjerëve dhe të varfërve dhe të skamnorëve, e pastaj na vjen mundësia për bamirësi, dhe i marrim rrobat e tona të vjetra, që t’i largojmë nga ne me pretekst se po japim lëmoshë.. vetëm ta kënaqim ndërgjegjen tonë (të kënaqi që të mashtroj)!!

I harrojmë shokët dhe të dashurit, dhe largohemi nga jeta e tyre, dhe nga gëzimet e tyre, dhe nga pikëllimet e tyre, dhe nga gjendja e tyre, e pastaj ua dërgojmë një letër nëpërmjet celularit.. urime festa e Bajramit.. vetëm që ta kënaqmi ndërgjegjen tonë (të kënaqi që të mashtroj)!!

Kalojmë orë të tëra duke e ngrënë mishin e të tjerëve, duke i përgojuar dhe duke ua shpalosur të metat, dhe kënaqmi në përhapjen e fshehtësive të tyre, derisa kur e përfundojmë ndejën themi: Allahu na mbuloftë të metat neve dhe atyre.. vetëm ta kënaqim ndërgjegjen tonë (të kënaqi që të mashtroj)!

Nuk ia japim hakun edukatës së fëmijëve, i injorojmë problemet e tyre dhe nevojat e tyre, largohemi nga sytë e tyre, dhe nga përqafimet e tyre, dhe nga rrëfimet e tyre, e pastaj hymë në dhomat e tyre me ndonjë dhuratë dhe lojë elektronike.. vetëm ta kënaqim ndërgjegjen tonë (të kënaqi që të mashtroj)!!

Shikojmë foto të pista dhe zhytemi në dëgjimin e muzikës dhe të emisioneve të kota, e pastaj pasi të përfundojnë themi me gjuhët tona: Kërkoj falje tek Allahu i Madhërishëm (Estagfirullah el Adhim).. vetëm ta kënaqim ndërgjegjen tonë (të kënaqi që të mashtroj)!!

Sa shumë që e mashtrojnë ndërgjegjen tonë dhe sillemi me të sikurse i sëmuri të cilit i japim injeksion qetësimi që të pushon një kohë, kurse sëmundja ende vazhdon të jetë prezente në trupin e tij!!

Pra, le të jemi të kujdesshëm para se t’i shtojmë injeksionet e qetësimit.. e të vdes ndërgjegjja e jonë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

About Tema