Home / Tema Islame / Edukim dhe pastrim shpirti / TRI LLOJET E SIGURIMIT JETËSOR!!

TRI LLOJET E SIGURIMIT JETËSOR!!

– Sigurimi i parë:

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut”.

– Sigurimi i dytë:

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e lexon Ajetul Kursin pas çdo namazi farz, nuk e pengon asgjë që të hyj në xhenet, përveç vdekjes”.

– Sigurimi i tretë:

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e thotë këtë lutje në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë do të jetë prej banorëve të Xhenetit, po ashtu edhe në mëngjes”.

“All-llahume ente Rabbi la ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve vadike mestet’atu eudhu bike min sherri ma sanautu ebu’u leke bi nimetike aleje ve ebu’u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunebe il-la Ente ( O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd aq sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje)”.

– Sigurimi kudër fatkeqësive të papritura:

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e thotë këtë lutje tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje, nuk i bëhet dëm asgjë”.

“Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me’a-ismihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul-alim (Me emrin e Allahut pranë emrit të të Cilit nuk të bën dëm asgjë në tokë e as në qiell. Ai është që shumë dëgjon dhe di që di çdo gjë)”.

– Sigurimi i përgjithshëm:

Ky sigurim total të mbron nga çdo rrezik që e dëmton fenë deh dynjanë në përgjithësi:

“O Zot! Ti i Cili nuk i humb porositë e Tua,  e lë nën kujdesin Tënd veten time, dhe fenë time, dhe shtëpinë time, dhe familjen time, dhe pasurinë time, dhe përfundimin e veprave të mia. O Zot mbrona, ashtu si  i mbron robërit e Tu të mirë”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

About Tema