Home / Tema Islame / Edukim dhe pastrim shpirti / NËNTË YJET QË TA NDRIÇOJNË JETËN!!

NËNTË YJET QË TA NDRIÇOJNË JETËN!!

*Ylli i parë*: Rikujto se Zoti yt ia falë atij që kërkon falje dhe ia pranon pendimin atij që pendohet dhe e pranon atë që kthehet kah Ai.

*Ylli i dytë*: Mëshiroje të dobëtin, do bëhesh i lumtur. Ndihmoje nevojtarin, do shërohesh. Mos e mbaj me vete urrejtjen, do shërohesh.

*Ylli i tretë*: Ji optimist. Allahu është me ty, melekët luten për ty dhe Xheneti të pret.

*Ylli i katërt*: Fshi lotët e tua me bindje të mirë për Allahun dhe largoi mërzit e tua me rikujtimin e begative të Allahut.

*Ylli i pestë*: Mos mendo se dynjaja i është dhënë tërësisht ndokujt. S’ka njeri mbi tokë që e ka arritur çdo gjë dhe s’ka njeri që ka shpëtuar nga çdo vështirësi e jetës.

*Ylli i gjashtë*: Bëhu si pallma, me ambicie të larta, larg çdo të keqe, e cila kur goditet me gurë, bien frytet nga ajo.

*Ylli i shtatë*: A ke dëgjuar se mërzia e kthen atë që ka kaluar dhe se shqetësimi e përmison gabimin?! Atëherë, pse mërzitesh dhe shqetësohesh!!

*Ylli i tetë*: Mos i prit sprovat dhe belat, po prite paqen, sigurinë dhe shëndetin, nëse donë Allahu.

*Ylli i nëntë*: Fike zjarrin e urrejtjes nga kraharori yt me falje të përgjithshme për secilin që të dëmtoi nga njerëzit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

About Tema