NË DHOMËN TIME!

Në dhomën time dhe i shtrirë mbi shtratin tim, e pyetja veten se cilat janë shkaqet e suksesit në jetë?

Përgjigjen e gjeta brenda dhomës.

Tavani më tha: Ambiciet e larta.

Dritaret më thanë: Shikoje botën.

Ora më tha: Çdo minutë është e shtrenjtë.

Pasqyra më tha: Mendo para se të veprosh.

Kalendari më tha: Përcjelle një pas një.

Dera më tha: Ec me vrull që të arrish deri te caku e qëllimi.

Dhe mos ta harroj tokën e cila më tha: Bir në sexhde dhe falu dhe lutu Atij që të krijoi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

About Tema