Home / Tema Islame / Gruaja dhe Familja / JETA JOTE BASHKËSHORTORE ËSHTË E SHTRENJTË, MOS E SHKATËRRO!!

JETA JOTE BASHKËSHORTORE ËSHTË E SHTRENJTË, MOS E SHKATËRRO!!

Gruaja e mençur, e vendos sheqerin në çdo gjë që ia thotë burrit, dhe e largon kripën, nga çdo gjë që ia thotë asaj burri!

Në këtë mënyrë e vazhdon jetën!!

Begati e madhe e Allahut është nëse asaj i jepet mendjemprehtësia, që ajo të mendon para se të punon! Në këtë mënyrë, ajo nuk e shkatërron jetën e saj bashkëshortore, dhe e përballon çdo fjalë që ia thotë burri, në momente nervoze dhe zemërimi! Fillimisht, këtë e bën duke shpresuar shpërblim tek Allahu, e pastaj, për ta mos humbur jetën e saj në momente zemërimi dhe nervoze.

Ki kujdes motër që mos ta humbësh jetën dhe mbretërinë tënde, për hir të egos dhe dinjitetit tënd!

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e cek se një njeri i tha të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, më porosit me diçka! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Mos u zemëro!”. Dhe ia përsëriti disa herë duke i thënë: “Mos u zemëro!”.

Pra, bëje urtësinë dhe durimin nga cilësitë e moralit tënd!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

About Tema