Home / Tema Islame / Gruaja dhe Familja / SA MADHËSHTORE QË ËSHTË ZEMRA E NJË NËNE!!

SA MADHËSHTORE QË ËSHTË ZEMRA E NJË NËNE!!

Djali merr vendim të prerë që ta largon nënën e vet plakë nga jeta e tij!  E hipi mbi shpinën e tij dhe u nis drejt një kodre të madhe! Rrugës për në kodër, kalonte nëpër male me shumë pemë dhe rrugica të egra. Nëna, e cila ishte mbi shpinën e të birit, rrugës  i këpuste degët e pemëve dhe fletët e tyre, dhe ato i hidhte në tokë! Pasi që arrin në maje të kodrës, i biri e le nënën të vetme, pa ushqim dhe pije, me qëllim që sa më shpejt të vdes!

E merr rrugën për tu kthyer në shtëpi, mirëpo ndalet i hutuar! E kuptoi se rrugën e kishte humbur dhe nuk dinë si të kthehet! Në ato momente, nëna e thërret me gjithë butësi dhe mëshirë duke i thënë: “O biri im, nga frika për ty që mos ta humbsh rrugën kur të kthehesh, rrugës i hidhja në tokë degët dhe fletët e pemëve, që kur të kthehesh të shkosh sipas gjurmëve të tyre, dhe të mbërrish mirë e shëndoshë deri në shtëpi! Shko o biri im!!”.

Djali kur e pa këtë qëndrim të nënës së vet, e vërejti gabimin e tij, dhe sytë iu mbushën lot. E mori nënën, dhe përsëri e hipi mbi shpinë, dhe e dërgoi në shtëpi, mirëpo këtë herë duke e nderuar dhe respektuar.

Për çudi!! Ai mendonte në vdekjen e saj, kurse ajo në sigurinë e tij!!

Sa madhështore që është zemra e nënës!!

O Zot, ruaji nënat e tona dhe prindërit tanë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

About Tema