Home / Hadithe / 40 Hadithet mbi moralin

40 Hadithet mbi moralin

HADITH nr. 40 Pendimi

40. Enes ibën Maliku transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Allahu gëzohet më tepër kur robi i Tij pendohet se sa ndonjëri prej jush nëse do të kishte qenë në një shkretëtirë të madhe me devenë e tij, e ajo papritmas humbet, e mbi të ka patur …

Read More »

HADITH nr. 39. Ndalimi i te menduarit keq për tjerët

39. Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “ruhuni nga supozimi sepse supozimi është fjala më e rrejshme. Mos hulumtoni as mos përgjoni të metat mes jush, mos keni zili, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos urreni njëri tjetrin por bëhuni robër të …

Read More »

HADITH nr. 37 Ndalimi i zilise (hasedit)

37. Muaviu [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: nëse i përcjell të metat e njerëzve atëherë i ke shkatëruar ata, ose gati se i ke shkatërruar ata.” (Ebu Davudi, Neveviu e vërteton hadithin)

Read More »

HADITH nr. 36 Sqarim i ndalimit të ashper te deshmise se rrejshme

36. Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: a dëshironi që t’ju informoj për mëkatet më të mëdha? i thamë: si jo o i Dërguar i Allahut! Ai tha: shirku (t’i bësh ortak Allahut), mosndëgjimi i prindërve, pastaj sikur ishte mbështetur u drejtua dhe …

Read More »

HADITH nr. 35 Ndalimi i mendjemadhesise

35. Abdullah ibën Mes’udi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “nuk hyn në Xhennet ai që në zemrën e tij ka sa një grimcë mendjemadhësie. Një njeri tha: ndonjëri dëshiron që rrobet e tij dhe këpucët e tij të jenë të bukura. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi …

Read More »

HADITH nr. 34 Ndalimi i padrejtesis

35. Xhabiri [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ruhuni nga padrejtësia sepse padrejtësia është errësirë Dtiën e Kijametit. Ruhuni nga kopracia sepse kopracia i shkatërroi popujt para jush, i shpuri ata në derdhjen e gjakut dhe lejimin e gjërave të ndaluara.” (Muslimi)

Read More »

HADITH nr. 33 Kujdesi nga zemerimi

33. Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “nuk është i fuqishëm ai që ka fuqi trupore, i fuqishëm është ai që frenon veten kur zemërohet” (Buhariu dhe Muslimi)

Read More »

HADITH nr. 32 Ndalimi i bartjes se fjaleve

32. Hudhejfeja [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: bartësi i fjalëve nuk hyn në xhennet.” (Muslimi) Kurse ne transmetimin e Buhariut qëndron “ai i cili fshehurazi i ndëgjon fjalët pastaj i bartë ato nuk hyn në xhennet”

Read More »

HADITH nr. 31 Ndalimi i përgojimit

31. Ebu Hurerja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “A e dini se ç‘është përgojimi? Ata u përgjigjën: Allahu dhe Pejgamberi i Tij e dijnë më së miri. Pastaj ai tha: të përmendish vëllain tënd për gjëra që ai i urren. Dikush pyeti: ç‘mendon nëse …

Read More »

HADITH nr. 30 Ndalimi i gënjeshtrës

30. Abdullah ibën Amër ibën Asi [radijall-llahu anhu] trasnmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “katër cilësi kush i ka është hipokrit i pastër, e kush e ka vetëm një cilësi ai ka një cilësi të hipokrizisë derisa të braktisë atë: kur t’i lihet një gjë në besë …

Read More »