Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Ndalimi i shkuarjes te falltari, astrologu dhe paradëftuesi

Allahu i Lartmadhëruar thotë: Thuaj: “Askush veç Allahut as në qiej, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen!”

Transmetojnë disa nga gratë e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kush shkon te paradëftuesi dhe e pyet për diçka, nuk pranohet namazi i tij dyzet netë” .Transmeton Muslimi.

Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kush shkon te falltori dhe i beson atij në atë që thotë, ose ai që i ofrohet gruas së tij në kohën e menstruacioneve, apo në prapanicë, është distancuar nga ajo që i është zbritur Muhamedit [salallahu alejhi ve selem]. Transmeton Ebu Davudi.

Transmeton Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me te] “se disa njerëz pyetën të Dërguarin për falltorët? i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tha: Ata nuk janë gjë. Pyetën: Ndonjëherë lajmërojnë për diçka dhe ndodhë ashtu? i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tha: Ajo është fjalë që xhinni(djalli) e grabit dhe e hedhë në veshin e mikut të tij, e pastaj ata i përzijnë me atë njëqindë gënjeshtra”.

Shpjegim:

Gajbi është prej çështjeve të cilat Allahu e ka vecuar me të veten e Tij dhe ka lajmëruar se gajbin nuk e dinë ndonjë melek i afërt e as Pejgamberë i dërguar.

Kush pretendon se e dinë të fshehtën (gajbin) ai është falltorë, gënjeshtar edhe nëse ia qëllon ndonjëherë.

Nuk lejohet të pyetet ose të shkohet të ai (falltori) dhe kush pretendon se e dinë të fshehtën apo beson se ndonjë krijesë e dinë të fshehtën, ai është mosbesimtarë ngase ka përgënjeshtruar Kur’anin dhe sunnetin.

Dobitë:

1. Ndalohet shkuarja te falltorët dhe paradëftuesit ngase ata pretendojnë se dinë të fshehtën, atë që ka ndodhur dhe që do të ndodhë.

2.  Falltori ose paradëftuesi mund  të thotë të vërtetën në një fjalë, mirëpo e përzien me njëqindë gënjeshtra.

3. Në fallë hynë edhe ajo që thuhet leximi i vijave të pëllëmbës, leximi i filxhanit dhe leximi i letrave.

Përktheu nga gjuha arabe;

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.