Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Ndalimi i betimit në dike tjetër përvec në Allahun

Transmeton Ibn Umeri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Allahu ua ndalon të betoheni në baballarët e juaj, kush betohet, le të betohet në Allahun ose le të hesht” Mutefekun alejhi.

Nga Ebu Burejdete [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: Kush betohet në emanet (besnikëri) nuk është nga ne”. Transmeton Ebu Davud).

Transmeton ibn Umeri [Allahu qoftë i kënaqur me të]  se ka dëgjuar një njeri duke thënë: “jo! Betohem në Qaben”

Ibn Umeri [Allahu qoftë i kënaqur me të] i tha: mos u beto në dikë tjetër përveç Allahut, se kam dëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] duke thënë: “Kush betohet në tjetër kënd përveç Allahut, ka bërë kufr ose shirk” .Transmeton Tirmidhiu.

 

Shpjegim:

Betimi në krijesa është madhërim ndaj krijesave, andaj nuk lejohet betimi vetëmse në Allahun.

Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] betimin në tjetër kënd përveç Allahut e numëron prej shirkut, ngase me këtë barazojnë në mes krijesave dhe Allahut edhe sikur të jetë vetëm në shprehje.

Prandaj është e obliguar që të kemi kujdes nga kjo dhe t’ia mohojm atyre që betohen në krijesa.

 

Dobitë:

1.Ndalimi i betimit në dikë tjetër përveç Allahut dhe se është nga shirku i vogël, e që është prej mëkateve më të mëdha.

2.Ndalohet betimi në Pejgamberin [salallahu alejhi veselem], në qaben, nderin, jetën dhe në krijesa tjera.

3.Nuk lejohet betimi përveç në Allahun, emrat dhe cilësit e Tij.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.