Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike ( Pjesa e parë )

a) Kur hymë në banjo themi :

Muhammedi salaAllahu alejhi ve selem thotë: ” Fjala, e cila i ruan vendet e turpshme të njeriut nga vështrimet e xhinnëve kur hyn në banjo apo nevojtore, është:

BISMIL-LAHI, ALL-LLAHUMME INNI E’UDHU BIKE MINEL HUBUTHI VEL HABAITHI

” Me emër të All-llahut, o Zot, më ruaj nga e ndyra dhe ndytësirat “. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Enes bin Maliku.

 

b) Kur dalim nga banjoja themi :

GUFRANEKE

“Kërkoj faljen tënde o Zot “.  Transmeton Hadithi hasen, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Aisheja, nëna e besimtarëve.

Transmetohet nga Ebu Ejub El-Ensari [Allahu qoftë i kënaqur me të]   se ka thënë: “Ka thënë Profeti salaAllahu alejhi ve selem: Nëse shkon ndonjëri prej jush në banjo, të mos drejtohet kah kibla, as të mos i kthejë shpinën, por kthehuni nga lindja apo perëndimi.

 

Shpjegim:

 Islami fe madhështore e cila rregullon gjitha çështjet e jetës së muslimanit qofshin të vogla apo të mëdha, duke i vendos atyre etika të cilat janë në dobi të muslimanit në dynja dhe ahiret, nga to është edhe kryerja e nevojës, nga sunneti i të Dërguarit salaAllahu alejhi ve selem rjedhin disa etika të cilat janë të pëlqyera dhe disa obligative të cilat muslimani duhet ti praktikon, nga etika e pëlqyer është: kërkimi mbrojtjes nga Allahu të na ruaj nga shejtanët ngase vendi i tyre është në banjo apo nevojtore , gjithashtu kur del të thotë: gufraneke (kërkoj falje nga ti o Zot) kështu që pasi është liruar nga barra e barkut të lirohet edhe nga barra e mëkatëve, gjithashtu është ndaluar kthimi ka kibla gjatë kryerjes së nevojës qoftë me fytyr apo me shpinë ngase është kible e drejtimit për në namaz edhe duhet vlersuar shumë.

Dobitë:

 

  1. Është e pëlqyer të thuhet duaja e larpërmendur para se me hy në banjo.
  2. Pëlqehet gjithashtu të kërkosh falje nga Allahu pasi ke dalë nga banjoja.
  3. Ndalohet kthimi kah kibla gjatë kryerjes së nevojës.

 

Përktheu nga gjuha arabe ;

Florim Islami 

www.thirrjaislame.com

 

Comments are closed.