Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike (Pjesa e dytë)

Të mos marrë për vend te nevojave fiziologjike rrugët, hijet dhe burimet e ujit.

Transmetohet nga Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut salaAllahu alejhi ve selem ka thënë: Ruajuni dy të mallkuarve. I thanë: kush janë dy të mallkuarit o i Dërguari i Allahut? – Tha: Ai që kryen nevojën në rrugën e njerëzve apo në hijen e tyre.

Të mos urinojë në ujin e ndenjur apo në vendin e larjes

 

Transmetohet nga Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut salaAllahu alejhi ve selem: Ka ndaluar të urinohet në ujin e ndenjur.

 

Shpjegimi:

 

Islami ndalon çdo gjë që u bën dëm muslimanëve në punët e veçanta apo të përgjithshme të tyre, edhe për këtë I Dërguari salAllahu alejhi ve selem ndalon të urinohet në rrugë, ku pushojnë njerëzit apo në vendin ku uji  nuk qarkullon, i cili ujë përdoret nga kafshët apo njerëzit të cilët kan nevojë për atë të.

 

Dobitë:

 

  1. Ndalohet urinimi në rrugë, ku njerëzit pushojnë apo në diçka që ata përdorin si uji etj…
  2. Ndalohet të urinohet në ujë i cili nuk qarkullon.
  3. Obligohet personi të largohet nga njerëyit për kryerjen e nevojës që mos ti shihen pjesët e turpshme të tij apo të kryhet në një vend të izoluar.
  4. Lejohet të urinohet në këmbë me kusht nëse i ruheni stërpikave të urinës.

 

Përktheu nga gjuha arabe:

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.