Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Etika e hyrjes në vendin e diturisë

Duhet që të shkosh tek mësuesi yt i regulluar, i pastruar, gojën e pastruar me misvak apo brush, zemrën e zbrazët nga angazhimet, mos të hyn tek ai vetëm se me leje, të përshëndet të pranishmit duke e veçuar mësuesin me përshëndetje, dhe gjatë largimit të pëshëndet përsëri të gjithë, duke përkujtuar se për këtë gjest kemi edhe hadith nga i dërguari i cili thotë – “Nuk është përshëndetja e parë më me vlerë se e dyta”.

Nxënësi duhet ditur se gjatë hyrjes nuk duhet të kalon mbi supet e njerëzve, vetëm atëherë që kjo kërkohet nga vet mësuesi, ose nëse është i sigurtë se mbikalimi i tij nuk shkakton ndonjë zemërim tek njerëzit, nuk largon askënd nga vendi i tij dhe nëse i lëshohet ndonjë vend nuk e pranon siç vepronte kështu sahabiu i nderuar Abdullah ibn Omeri r.a. i cili kur dikush ia lironte vendin ai nuk e pranonte, vetë atëherë kur ky gjest është në dobi të tjerëve apo me kërkesë nga mësuesit. Gjithashtu nuk ulet ndërmjet dy shokëve vetëm se me lejen e tyre dhe duhet të ngushtohet duke u mundësuar edhe të tjerëve vend!

Zgjerimi i vendit ku mësohet dituria

Duhet që vendi ku mësohet dituria të jetë i gjerë, që të ketë vend për të gjithë që vijnë, sepse transmetohet në një hadith se i dërguari i Allahut ka thënë – “Mexhliset (vendet ku ulen njerëzit) më të mira janë ato më të gjerat”, hadithi transmetohet nga ebu Davudi në librin e tij të titulluar Sunen, në fillim të kapitullit të moralit, me një zinxhir të vërtet nga Seid el Hudriu r.a..

Përktheu nga gjuha arabe :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.